• |
ide | kryesore

“Largoni vuajtjet”: Kean e kalon ditën e pushimit në ndihmë të të pastrehëve, Parisi i çmendur për italianin

-Instant, Sport



“Largoni vuajtjet”. Me këtë objektiv të qartë në mendje, Moise Kean ka bërë një ndalesë, në shoqërinë e disa miqve, në Port de la Chapelle, në veri të Parisit, për të shpërndarë ushqim për migrantët dhe njerëzit e pastrehë në kryeqytetin francez. Në Francë sulmuesi italian, protagonist me fanellën e PSG të sezonit më produktiv të karrierës së tij të re, ka gjetur dimensionin e duhur duke u rritur si person dhe në Paris tashmë të gjithë janë çmendur për të.

Një ditë pas ndeshjes së Ligue 1 kundër Lens, dhe dy ditë nga kthimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Manchester kundër City, Kean përfitoi nga pushimi i së dielës dhe i shoqëruar nga miqtë, siç dëshmoi ai vetë në profilin e tij në Instagram, u shfaq me çanta plot me ushqim për të pastrehët, të cilët janë ende të shumtë në atë zonë të kryeqytetit francez. Mes shumë mesazheve komplimentuese për gjestin e Kean, spikasin ato të ish-shokut të skuadrës tek Juventus, Blaise Matuidi dhe ish-lojtarit të Romës Justin Kluivert.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *