• |
ide | kryesore

Lëvizje në selinë blu, Basha thërret në takim krerët e PD-së në rrethe dhe sekretarët e degëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD Lulzim Basha mësohet se ka thirrur në takim kryetarët dhe sekretarët e degëve në selinë blu. Kujtojmë se gjatë ditë së sotme ai pati një takim me shefen e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Ursula Gacek si dhe ambasadorin italian. Takimi i Bashës me krerët e PD-së ka në fokus diskutimin e vijimit të aksionit opozitar dhe dokumentimin e shkeljeve gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit. PD pritet që të përgatisë një dosje voluminoze për këto zgjedhje, që do t’ja vendosë më pas në dispozicion institucioneve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve, si dhe do të bëjë kallëzim në organet shqiptare të drejtësisë. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po he se na plase
    Mos prano zgjedhjet . Organizo “festen”
    Nese pranon zgjedhjet .ik dhe lesho nga nje pale pranga ne cdo hap tendin

  2. Shqiperia ka shancin historik per tu bere pjese e bashkimit europian,por si gjithmone per interesa personale dhe partiake opozita per ta penguar integrimin nuk do njohi zgjedhjet dhe do vazhdojne te mbajne vendin peng megjithse e dine qe eshte rruge pa krye dhe do vazhdojne te humbasun po nuk reflektuan…

    1. Pjese e europes me nje qeveri ku krimi eshte ne pushtet dhe bene ligjin ? E mendon seriozisht apo je militant? Ne edhe ne afrike na japin ekspuls e jo me ne europe

  3. Revolucion, Regjim, Diktatore, Manipulime, Vjedhje endra dhe vetem endra me partizane. Dhe Luli vazhdon kryetar. Mos harroni, lideri opozites ka pushtet, ben marreveshje te heshtura.

  4. Luli duhet te hapi rrugen.

    Edhe sikur te mare mbeshtetjen e partise per tiu kendervene Rames, kjo mbeshtetje nuk do ishte kurre aq e forte sa ajo qe mori ne Maj te 2019. Shto ketu qe LSIne nuk e ka me me vete. Kjo rruge eshte beteje e humbur.

    Nese pranon humbjen, duhet te mare pergjegjesite, qe do te thote doreheqje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *