• |
ide | kryesore

LSI: Do nxjerrim fakte tronditëse për masakrën elektorale të 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një video sot për të treguar se çfarë ka ndodhur në KZAZ-në 31 gjatë numërimit të votave.


Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho tha se kjo video tregon qartë për shkeljen e ligjit dhe sipas Kodit Zgjedhor asnjë numërues nuk duhet të disponojë stilolaps gjatë procesit të numërimit dhe jo më ta përdorë atë për të cenuar vullnetin e qytetarëve.


Ajo theksoi se LSI ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme që kanë dalë në të gjithë vendin dhe se ditët në vijim do t’i paraqesin opinionit publik, “fakte të tjera tronditëse që do të hedhin dritë mbi masakrën elektorale të 25 prillit të vënë në zbatim nga rilindja”.

“LSI më 29 prill ka depozituar në organet e drejtësisë një kallëzim penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes njëkohësisht dhe pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në njësinë numër një. Zonja në fjalë ka konsumuar veprat penale 326 të Kodit Penal ‘Falsifikim i dokumenteve, rezultateve të zgjedhjeve’ dhe 326/A ‘Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore’.

Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi” – tha Xhixho. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. më 25 prill u pyet sovrani.
    Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

    Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.Lsi ne gare me pd per te nxjerre gjoja prova per zgjedhjet,germoni o tare germoni por karin e popullit do gjeni

  2. Zonja ne fjale me stilolaps ne dore eshte Dr. Ana Kekezi. E turpshme dhe e papranueshme aq me shume qe zonja vjen nga bota e medias dhe te themi 8 vitet e fundit eshte angazhuar ne krah ne Alqi Bllakos gjithkund ku ai ka punuar se bashku me Argend Alltarin. Treshja e pandashme si ne ministrine e mjedisit kur minister ishte Lefter Koka si ne Agjencine Kombetare te Ujesjelles Kanalizime ku mbuluan postet kryesore ashtu edhe tani ne zgjedhje ajo rrezikon reputacionin e saj per karriken e deputetit te Alqi Bllakos. I neveritshem ky veprim dhe i pafalshem. Ne burg te shkoje dhe te shohim nese do ti hyje ne pune PhD e saj e sajuar tek UET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu