• |
ide | kryesore

Meta në ditën Botërore të Medias: Dhuna dhe censura ndaj gazetarëve janë shtuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thekson se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shtuar, sëbashku me censurën dhe autocensurën.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Presidenti thekson se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe se kjo duhet të mbrohet dhe inkurajohet çdo ditë.

“Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë.

Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurt dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!”, shkruan Meta.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *