• |
ide | kryesore

“Opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet”/ Zbulohet qëndrimi që Basha mbajti me krerët e degëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje nga takimi që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së hënës me strukturat drejtuese të kësaj force. Të parët që Basha ka takuar pas daljes së rezultateve kanë qenë sekretarët dhe krerët e degëve të PD-së.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura Basha ka thënë se opozita nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit pasi sipas tij ato nuk ishin të lira e të ndershme dhe jashtë standardeve.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Ne jemi duke grumbulluar fakte në rrugë ligjore për të mos njohur procesin e 25 prillit. Javën e ardhshme do të nis një tur në çdo degë të PD-së”, – u shpreh Basha para drejtuesve të PD-së në rrethe.

Këtë qëndrim e konfirmoi më pas edhe ish-deputetja Grida Duma në emisionin “Open”.

“Ky është pak a shumë qëndrimi, por në ditët në vijim do të kemi një qëndrim zyrtar. Pa dyshim ajo që Lulzim Basha thotë është më e pakta për atë që ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri” – tha Duma. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. Per mendimin tim Basha duhet te iki por kundershtaret e tij duhet te mbajne te njejtin qendrim per mosnjohjen e zgjedhjeve dhe duhet ta rivalizojne Bashen me projekte, ide dhe strategji sesi mund te behen me mire: 1) dokumentimi i masakres zgjedhore dhe komunikimi i saj ne institucionet perkatese 2) mbrojta e votes ne zgjedhjet e ardhshme dhe 3) sigurisht provikimi i zgjedhjeve te parakohshme te pergjithshme dhe lokale. Nese konkurojne si te moderuar qe njohin zgjedhjet dhe propozojne drejtim tjeter me mire mos i hyjne kesaj pune fare. Moderimi dhe bashkepunmi me kundershtarit rrezikoi ta coje PD-ne force te trete ne 2017. Demokratet e thjeshte jane te bindur qe jane vjedhur ne keto zgjedhje sepse i besojne syve dhe vesheve te tyre dhe nuk kane nevoje t’ja thote as Basha.

  2. Kesaj i thone qe me cmendurine tende te cosh nje force te tere politike keq e me keq, ne vetevrasje. Patjeter do ti njohesh, se nuk ke bythe ti te mbash presion. E gjitha behet te mbetesh prape kryetar. E gjitha behet me qellim mashtrimi te elektoratit per te justifikiar te pajustifikueshmen.

  3. Luli shume njeri i vendosur.
    A ti je ber barsalet o petull. Po ti ke hall e te kuptoj. Po cudi eshte me ata qe te ndiekin. Se po mendojn… Nuk ka njerez te tjer pd?

  4. Jam ne Agron Shehaj qe disa dite me pare tha se PD duhet te hyj je parlament.
    Luli vazhdon i kapur nga Berisha. E mbajne per te moderiar por me keto levizje tregon dobesine dhe varesine nga lideri historik Berisha.

  5. më 25 prill u pyet sovrani.
    Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

    Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.

  6. Ore te poshter te pushtetit?si su vje turp ju rozalinjeve e dini me mir se askushi se jan vjedhur zgjedhjet dhe prap luni rolin e strucit, jo ore jo se ju nuk jeni aq familje shkerdhyer sa ta mohoni dhe kete fakt pasi jeni paguar me para me poste dhe me c do poshtersi qe ben nje funderrin pushteti.☝️☝️

  7. Teater pa vlere..Flas si opozitar. Basha duhet te jepte doreheqjen dhe te konkuronte per ne kongresin me te afert si kandidat, ndryshe VK, eshte bere me keq se Ramziu..C’fare ofron me shume se Rama?

  8. Martirët nuk fitojnë thuajse kurrë.

    Përfundimi i zgjedhjeve me fitoren e së majtës është dëshmi se njerëzit besojnë më shumë arsyet praktike, se sa përbetimet fantaziste.

    Një popull praktik dhe i lodhur nuk mendon se mund të ngjitet, për deri sa nuk ka krahë.

    Mos e kërkoni rënien vetëm te Lulzim Basha.

    Ai i priu një çete, me 12 dishepujt, ku asnjëri prej tyre nuk ishte profet! Edhe ai që mund të bëhej i tillë, që mendoj se mund të ndërtonte godinën e një force politike mbi gurët e lënë pas, kishte pranë vetes një triumfalist të dëmshëm, që më tepër se sa lider, më dukej si Juda brenda opozitës.

  9. Vjedhja e zgjedhjeve esht vjedhja e zerit tuj ne parlament dhe zevendesimi me tomen. Kjo esht ceshtja. Me bashen ose pa esht nje hic qe rama do qe te behet ceshtja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *