• |
ide | kryesore

Paloka: PD nuk do t’i njohë zgjedhjet, për hyrjen në parlament e vendosim më vonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka këtë të hënë nga Radar Informativ në ABC ka bërë me dije se Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet. Ndër të tjera ai ka theksuar se është e qartë mënyra se si u bë e gjithë fushata zgjedhore e 25 prillit , sipas tij PD po grupon të gjithë faktet për të vërtetuar se ky ishte një proces i korruptuar dhe i vjedhur.


Paloka ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se vendimet e tyre për të qenë në parlament ose jo do të vendoset hap pas hapi, dhe mbi të gjitha ato po presin raportin e OSBE-ODIHR


“Tani kjo është bërë e qartë, unë personalisht e kam deklaruar më shumë se njëherë se nuk njihen këto zgjedhje. Nuk diskutohet se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk ishin të tilla. Qëndrimet kanë qenë të qarta dhe nuk besoj se ka dilema për qëndrimin e PD-së dhe kryetarit , ndaj s’duhet të ketë dilema askund.

Basha dhe PD janë në një proces dhe kemi ngritur një grup me specialistë dhe juristë që po merren me problematikën e zgjedhjeve dhe me sistemimin e problemeve që ne i kemi nisur gjatë të gjithë fushatës zgjedhore, që janë denoncime e grupuara në lidhje me çdo parregullsi që është bërë gjatë këtij procesi. Unë si ish gazetar unë jam më i prerë dhe më i qartë. Nëse nuk do të më kishe ftuar në emision s’do e kishe kuptuar.

Mosnjohja e zgjedhjeve është që vendimet do i marrim hap pas hapi, si fillim do të sistemojmë provat që kemi, do të presim raportin e OSBE-ODIHR dhe pas kësaj ne do të mbajmë dhe qëndrime tona politike”, ka thënë Paloka.

Paloka ka komentuar deklaratën e Agron Dukës, ku theksoi se u ndie i surprizuar nga urimi i tij për PS-në.

“Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin. Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën Altin Hajri, në kërkim për vrasje e për pengmarrje ishte baza e PS-së.

Të gjithë takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty. Takimet i bënin pas orës policore pasi Dako nuk dite publikisht se kishte probleme me ambasadën amerikane. Kjo është prova e asaj që po them unë një javë pas zgjedhjeve atij i lirohet hoteli. Si këto dhe të tjerë Duka ka qenë i pari që denonconte abuzimin me blerjen e votës”, – ka thënë ndër të tjera Paloka. /abcnews.al

8 Comments

  1. Nuk ka nevoje te njohesh legjitimitetin e parlamentit per te hyre atje. Parlamenti mund te konsiderohet si vend proteste ashtu sic do shesh dhe zyre shteterore duhet te kthehet ne vend proteste. Nuk ka ndonje kontradikte aty. Ceshtja eshte nese do pranoni rrogen gje qe ju ben pak a shume mercenare dhe nese do njihni ligjet dhe vendimet e miratuara apo do shkoni drejt mos-bindjes civile.

  2. më 25 prill u pyet sovrani.
    Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

    Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.Ja paloke dhe neri karelepirsi klasik i pd po të keshllon,ndigjoje se do fitoni karin e popullit

  3. Kesaj i thon as mish as peshk.
    Gjith kjo eshte te ngrej tymnaj qe luli ta mbaj akoma partin. Po nuk po e kuptoni qe po i beni me keq gjerat.
    Mbajeni dhe pijini lengun lulit.

  4. Hajde tallje cari, hajde.
    Do futeni ne parlament e do thoni dhe faleminderit. Ti palok e di shume mire kete. Po lind pyetja. Pse tallni me antaret e partis tuaj? Pse hidhni tymuese dhe gaz coroditets per njerzit qe ju besojn? 4 vjet te tjera ne opozit jan shume per demokratet. Mos na trajtoni si idiota, e dim qe ky 4 vjecar iku. Po mendohuni mire per ate qe do vij. Beni ndryshime ne parti. Mos na ushqeni me iden se 1 eshte i pazvedeshueshem. Po kur u zvendesua berisha. Nuk na u zvendesuaka basha. Hapni partin te te rinjt, boll me kinezerira.

  5. Nëse nuk njohin zgjedhjet, të mos futen në parlament. Por të mos njohin zgjedhjet dhe të shkojnë edhe në parlament, kjo është të tentojnë ti hedhin hi syve Shqiptarëve. Mos i merrni mandatet.

  6. Te gjithe ju sahan lepiresat e Rames enderroni qe te mos futet PD ne parlament e Rama te beje cfar i do bythe.Mos njohja e zgjedhjeve nuk do te thote te mos perfaqesosh voten e demokrateve ne parlament.Ju enderroni qe PD te mos hyje ne parlament o zvaranik te Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu