• |
ide | kryesore

Pandemia në Shqipëri, pas kaq shumë muajsh vetëm 38 raste të reja me Covid dhe 2 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Është hera e parë pas shumë muajsh që në vendin tonë duket se shifra e të infektuarve me Covid është ulur ndjeshëm. Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 1,762 testime, kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Ndërsa viktimat janë një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç.

Ndër të tjera gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Statistika (03 Maj 2021)

Raste të reja ditore 38

Të shëruar në 24 orë 872

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1,762

Testime totale 641,968

Raste pozitive 131,276

Raste të shëruara 111,792

Raste Aktive 17,085

Humbje jete 2,399

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14308

Fier 849

Shkodër 399

Durrës 249

Korçë 274

Gjirokastër 255

Vlorë 243

Elbasan 131

Kukës 103

Dibër 101

Berat 93

Lezhë 80



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *