• |
ide | kryesore

Punonjësit e Policisë së Shtetit nisin të marrin dozën e dytë të vaksinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur marrja e dozës së dytë të vaksinave anti-Covid për punonjësit e Policisë së Shtetit. Pritet që brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë, duke qenë ndër kategoritë më të rriskuara.

“Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë të vaksinës. Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.”

Ndërkohë, vaksinim në rang vendi po vazhdon normalisht dhe sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë më shumë se 500 mijë vaksina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *