• |
ide | kryesore

Sa pagoi Kosova për avokatët e krerëve të UÇK-së në Hagë, zbulohet shifra marramendëse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kosova ka paguar për gjashtë muaj rreth 1.6 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë. Të dhënat për pagesën e mbrojtjes së tyre deri më tani konsideroheshin si konfidenciale, por ndalesa e deritanishme ishte konsideruar si kundërkushtetuese dhe kundërligjore.


Një milion e 578 mijë e 857 euro e 35 centë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbrojta për shtatë të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.


Që nga tetori i vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i ka paguar këtë shumë parash për gjashtë muaj më radhë avokatët që po mbrojnë ish eprorët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. T7 i ka siguruar këto shpenzime nga Ministria e Drejtësisë, pas kërkesës së ministres Haxhiu për ndryshim të udhëzimit administrative për publikimin e shpenzimeve financiare.

Udhëzim të cilin e ka aprovuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kësaj liste për nga shpenzimet i prin avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. Pagesa e ezektuar për të është hiç më pak se 315 mijë euro.

Pas tij, sipas shpenzimeve të deritashmë radhitet mbrojtja e Rexhep Selimit, ish komandantit të UÇK-së që po gjykohet në lëndën “Thaçi dhe të tjerët”.

Avokati i Selimit, David Young është paguar nga shteti me 287 mijë euro.

Ndërsa, një shumë e konsiedrueshme e parave është dhënë edhe për mbrojten e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.

Për mbrojtjen e tij, holandezin Von Bone sipas kësaj tabele nga buxheti shtetëror janë ekzekutuar mbi 271 mijë euro. Ndërkohë, një shifër e madhe është e ndarë edhe për njërin nga avokatët që po e mbron ish-presidentin Thaçi në Gjykatën Speciale.

Njëri nga tre avokatët e ekpit mbrojtës të ish-shefit të shtetit, Pierre R. Prosper deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro. E shuma që për gjysmë viti është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit është për mbi 242 mijë euro.

Kurse më së paku nga këta sipas këtyre të dhënave është paguar njëri nga tre mbrojtësit e ish-kryeparlamentarit e ish-shefit të SHIK-ut, Ben Emmerson. Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Kadri Veselin, është paguar më shumë se 31 mijë euro.

Avokati i Nasim Haradinajt, Bat Mertens, për periudhën tetor-nëntor është paguar 33 mijë e 648 euro, ndërkaq avokati tjetër i tij, Toby Cadman, për periudhën dhjetor-shkurt është paguar 144 mijë e 742 euro.

Deri më tani janë aprovuar 1,114,257.35 EUR derisa mbrojtja e përmendur më lart ka tërhequr nga llogaria 464,600 mijë euro./ T7

3 Comments

  1. O loqet e Lpasit .
    Nje miljon euro per procese gjyqsore nuk jane ‘ MARRAMENDSE’ . Kur mendon se behet fjale per 7 persona te akuzuar, keta avokatet qenkan te lire fare.
    Te shohesh cmimet e avokateve ne Londer qe varjojne midis 1100-2500 pound ora atehere do te kuptoni se cfare kuptimi ka fjala ‘ MARRAMENDSE’ .

  2. S’po mar vesh kush eshte ne telashe me drejtesine shteti i kosoves apo qytetare te saj? A ka ndonje ligj qe kur une kam gjyq paret i paguan shteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu