• |
ide | kryesore

Sekretari amerikan i Shtetit: Administrata e Biden planifikon mbylljen e burgut të Guantanamos

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur se administrata e Presidentit Joe Biden po planifikon të mbyllë burgun famëkeq të Guantanamos në Kubë. Megjithatë, Blinken nuk pranoi të japë një afat kohor se kur do të ndodhë kjo, në një intervistë të transmetuar të dielën.

“Ne besojmë se duhet të [mbyllet], ky është sigurisht një qëllim, por është diçka për të cilën do të përqendrohemi në muajt në vazhdim,” i tha Blinken drejtueses së programit “60 Minutes” Norah O’Donnell.

Biden është shprehur edhe më parë se ai synon që të mbyllë burgun në Bazën Detare të Gjirit e Guantanamos të njohur si “Gitmo”, që aktualisht strehon 40 kriminelë të profilit të lartë të lidhur me Luftën kundër Terrorizmit.

Blinken la të kuptohet se mund të duhet ca kohë derisa ky institucion të mbyllet, pjesërisht sepse do të kërkonte miratimin nga Kongresi për të lëvizur disa të burgosur në SHBA për gjykim ose burgim.

Guantanamo ishte midis disa çështjeve që Blinken adresoi në intervistën në fjalë duke përfshirë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, që filloi zyrtarisht të shtunën.



2 Comments

  1. Ku jetoni dot ju a te zinj pa luftra pa ushtri pa arme e pa burgje. E kemi degju kete kengen edhe 12 vjet me pare. pa krime ju nuk jetoni dot.

  2. Burgu i Guantanamo, ose ndryshe GITMO, eshte nje burg qe administrohet nga ushtria dhe i nenshtrohet Juridiksionit Gjyqesor Ushtarak, dmth ATA nuk pjerdhin. Nga viti 2017 e deri ne fund te vitit 2019 jane investuar mbi 300 ML USD, per shtim kompleksesh dhe personeli. Isis mbaroi, terroristet thuajse jane inekzistente, atehere per cfare u investuan mbi 300 ML USD … ? Shikoni pamjet nga google earth si ka qene e si eshte bere sot…. nderkohe qe kontrata me qeverine kubaneze eshte shtyre per sapaku edhe per 20 vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *