• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës, kërkesa e PS me 47 firma futet në kalendarin e punës së Kuvendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Konferenca e Kryetarëve ka futur këtë kërkesë firmosur nga 47 deputetë në kalendarin e punës së Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve miratoi po ashtu programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021. Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e presidentit Meta nisi që përpara zgjedhjeve e 25 prillit. Paria Socialiste e akuzon Metën për shkelje të rënda të kryera përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore. Paralajmërimi për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit.



4 Comments

  1. Per 2marsin esht ora per ta derguar a quel paese nuk ka turp qe i permend ishqiptarve spatat sfurqet per ne luft me ke do luftoim.

  2. Ket palo president e kapin aq shume nene sa te denohet me burgim te perjetshem,por kryesorja qe duhet denuar eshte thirrja per vellavrasje dhe nxitja e luftes civile qe kishte per qellim destabilizimin e Shqiperise…

  3. Sa me shpejt me e nxjerr nga skena kete palaco. Kryesisht ato vota, PS per Meten i mori. Ka rrjedhur dhe eshte bere gazi botes. Ti jepet drejtesise.

  4. Futet në rendin e ditës!!!!Po kuvendi akoma nuk është ligjëruar akoma!!!E si u vendoska rendi kështu!!Nuk njohin as një lloj ligji e rregullore!!!Mblidhet kuvendi,krinohet komisioni i mandateve,verifikohen mandatet,Zgjidhen organet drejtuese,mblidhet kryesia e pastaj vendoset rendi pasi votohet.E po diktaturë hesapi ku pytet për ligj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *