• |
ide | kryesore

Teuta kishte vetëm një rast në shtesë, Martini: “Në Shkodër nuk erdhëm për barazim”

-Instant, Sport



“Nuk mund të them që ishte hap fals, por në Shkodër nuk erdhëm për barazim. Kishim llogaritur që në pjesën e dytë të bënim presion, ndërsa në pjesën e parë të ishim të kujdesshëm. Mendoj që barazimi ishte i drejtë, për çfarë dhanë skuadrat në fushë”. Ky është komenti në të nxehtë i Edi Martinit pas barazimi 0-0 në Loro Borici që e zbriti Teutën e tij nga vendi i parë. Tekniku shkodran i Teutës nuk pranon se skuadra e tij kishte ardhur për një pikë në Shkodër, duke anashkaluar faktin se durrsakët kishin vetëm një mundësi, edhe atë në minutën e tretë shtesë.

“Ne nuk patëm raste, e dinim që do ishte ndeshje e vështirë – vazhdoi ai -. Edhe Vllaznia pati 2 raste spontane, ishte ndeshje e tensionuar, me nerv, nuk duheshin gabimet. Barazimi ishte rezultati më i drejtë”. Martini mbron lojtarin e tij më të rëndësishëm, duke hedhur shigjetuar në të njëjtën kohë lojtarë e tjerë: “Ndeshjet e tilla zgjidhen nga fragmentet. Bregu është markuar nga 2 kundërshtarë ndaj çdo ekipi, por nuk duhet të presim vetëm nga ai, duhet të luajmë vertikalisht me topin. Ishte një ndeshje që nuk lejoheshin gabimet dhe mendoj që bëmë mirë”, analizoi Martini.

Mbi teknikun, që nga fillimi i sezonit, bien kritikat për 14 barazimet në kampionat dhe një numër shumë të vogël golash të shënuar nga skuadra e tij: “Vjet luajtëm shumë më bukur futboll, nuk arritëm të zëvendësonim Kallakun, nuk dolëm në lojën tonë siç jemi mësuar të luajmë, por dhe ekipet e tjera nuk kanë klas në fazën sulmuese, me përjashtim të ndonjë ndeshje. Mund të ketë pasur ndeshje që dhe ne mund të fitonim 5-0, por duhet të jemi pragmatistë dhe cinikë”, përfundoi Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *