• |
ide | kryesore

Titull por edhe para: pjesa e ‘luanit’ për Inter në të drejtat TV e Champions

-Instant, Sport



Arritja e titullit kampion për herë të 19 në histori pasuron vitrinën e Interit, por jo vetëm. Në fakt, nga ky trofe do të përfitojnë edhe arkat e klubit, të cilat, vetëm për sa i përket të drejtave televizive, do të plotësohen me 33.4 milionë euro. Suksesi në kampionat vlen 23.4 milion euro. Një shifër së cilës do t’i shtohet gjithashtu një pjesë më e madhe e të ardhurave nga edicioni i ardhshëm i Champions League që rrjedhin nga e ashtuquajtura Uefa Market Pool, gjysma e parë e së cilës garanton 10 milion.

Interi kampion do të përfitojë të drejtat televizive (bazuar në kuotën e ndarë nga renditja, e cila është vetëm njëra pjesë, duke pasur parasysh që 50% e totalit duhet të ndahet në mënyrë të barabartë) gati 23.5 milion euro. Këtyre i duhet shtuar edhe pjesa e parë e Market Pool, e cila është e ndarë midis katër skuadrave italiane pjesëmarrëse në garën më të lartë të klubeve evropiane bazuar në vendosjen e tyre në kampionatin e mëparshëm. Në këtë rast flitet për 10 milionë për vendin e parë, ndërsa i dyti vlen 7.5 milionë, i treti 5 milionë dhe i katërti 2.5 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *