• |
ide | kryesore

“Vendi i parë nuk ndryshon asgjë”: Daja tregon si mundi Apoloninë “me 5 sulmues në fushë”

-Instant, Sport



“Kemi bërë gjithçka për ta fituar lojën. Mund të kishim shënuar më përpara, për të gjetur qetësinë dhe për të shënuar më shumë gola në fitore. Vuajtëm, krijuam dhe morëm 3 pikët shumë të nevojshme në këto javë që po shkojnë drejt fundit”. Ilir Daja nuk e fsheh dot entuziazmin për faktin se është për herë të parë në këtë sezon i vetëm në kryeq të klasifikimit. Fitorja me Apoloninë, 1-0 por mjaftueshëm sa për të kapërcyer Teutën në renditje, e ka bërë teknikun e të kuqve të mos ndjejë aspak, të paktën me fjalë, presionin e të qenit i pari, pesë javë nga fundi.

“Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës aty, pavarësisht se nuk kemi qenë asnjëherë vetëm në krye, që nga fillimi i kampionatit kemi qenë prezent, dhe nuk do të ndryshojë asgjë, pozicionimi në vendin e parë” sqaroi tekniku, që ka shpërthyer gjithë ankthin e tij në minutën e 75 kur Asani arriti të mposhtë rezistencën e Apolonisë dhe portierit Harizaj.

Për të mundur Apoloninë e për të mos lënë pikë kundër skuadrës që mbyll renditjen, Daja i provoi të gjitha, ashtu si tregon vetë pas ndeshjes: “Kemi qenë gjatë gjithë kohës me 5 sulmues në lojë, kemi përdoruar gjithë potencialin tonë. Kemi krijuar. Nëse ekipet mbyllen mbrapa dhe t’i nuk krijon, duhet gjetur një zgjidhje tjetër, por kur krijon do të thotë që edhe në atë mbrojtje të ngjeshur kemi ditur të penetrojmë” përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *