• |
ide | kryesore

Video/ Teuta lë kreun në Shkodër: Vllaznia ndalet nga shtylla, Krasniqi humbet golin e fitores së Teutës në shtesë

-Instant, Sport, Video



Asnjë fitues të gjithë të humbur. Në Loro Borici luhej supersfida e javës së 31 të Superiores, por as Vllaznia e as Teuta nuk guxuan të kalojnë në aventurë për të mos lënë Partizanin ti parakalonte. Një ndeshje mesatare që prodhoi një barazim pa gola, por që lë keqardhje në të dy kampet për episode që mund të ndryshonin rrjedhën e ndeshjes e ndoshta edhe kampionatit.

Brdaric kishte organizuar një skuadër ofensive, duke e kuptuar atë që kishte ndërmend të bënte shkodrani i Teutës Martini. Strategjia pritëse, duke i besuar prapavijës më të mirë të kampionatit, mund të ketë qenë efikase në shifra, por jo në mundësi, sepse kuqeblutë patën raste për të thyer mbrojtjen durrsake e madje që në fillim me Demir Imerin, që nuk është se korigjoi shënjestrën edhe në pjesën e dytë (57). Në minutën e fundit të pjesës së parë Hoxha ndalet nga shtylla, pa mundur të përfitojë nga një dalje e gabuar e Frashërit, nga ato raste të rralla që prapavija bregdetare bën dhurata.

7 minutat vonesë për të rifilluar lojën, aq sa iu deshën policisë të nxirrnin nga tribuna tifozët që nuk kishin emrin në listë, nuk është se ndryshojnë shumë në freskinë e skuadrave. U luajt e njëjta lloj ndeshje, me Vllazninë insistuese, por jo shumë e me Teutën që priste mundësinë. Mundësi që i erdhi vetëm në minutën e tretë shtesë, por që Blerim Krasniqi e shpenzoi në mënyrën më të keqe. Do të kishte qenë goli i fitores, por jo. Me këtë barazim, Teuta u ngjit në kuotën e 56 pikëve, 1 më pak se Partizani kryesues, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 3-të me 54 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *