• |
ide | kryesore

Will Smith siç nuk e keni parë kurrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Instagrami dhe rrjetet sociale në përgjithësi kanë krijuar një realitet tjetër përtej atij që jetojmë çdo ditë. Fytyrat dhe trupat perfekt që shfaqen në rrjete sociale janë kthyer në një shqetësim global, duke shkaktuar probleme të shëndetit mendor tek shumë persona. Në përgjithësi janë kritikuar vajzat për modifikim të imazheve, por edhe djemtë nuk mbeten mbrapa. Të gjithë kanë rënë pre e grackës së perfeksionit, ndaj rrallë gjen dikë që shfaqet ashtu siç është në realitet edhe në rrjete sociale.
Një ndër këta persona të rrallë, është edhe aktori famshëm Will Smith. Së fundmi ai ka publikuar në Instagram një foto të tij, në të cilën shfaqet i veshur vetëm me një palë të mbathura për meshkuj dhe një xhaketë të hollë. Aktori duket se këto kohë ka marrë disa kilogramë më shumë dhe kjo gjë dallohet lehtësisht tek barku i tij i fryrë.

“Do të jem i vërtetë me të gjithë ju, jam në formën më të keqe të jetës sime”, ka shkruar aktori përkrah fotos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *