• |
ide | kryesore

Zhgënjimet e Ramës/ Pse dështuan në 25 Prill emra të njohur të PS

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Fitorja e socialistët u shoqërua me një lufte të fortë brenda llojit, ku secili kandidat kërkoi të tregonte fuqinë e tij elektorale duke mbledhur sa më shumë vota në emrin e tij. Por disa emra të njohur të partisë, për të cilët Edi Rama nuk e ka kursyer mbështetjen e zhgënjyen kryetarin e tyre. Megjithëse ai bëri çmos t’u jepte vëmëndje mediatike, megjithëse u ofroi një vend komod në listë, megjithëse i ka promovuar gjithandej, ditën e zgjedhjeve këta dolën me ca rezultate që nuk e justifikonin eksperiencën e punës me elektoratin, apo emrin e krijuar në opinionin publik.



Ajo e zbuti imazhin transgresiv që i jepte ngjyra e ndezur e flokëve. E megjithatë, Najada Çomo, doktoresha simbol i heronjve të luftës kundër armikut të padukshëm rezultoi një fiasko në votime. Vëmëndja mediatike nuk i mungoi. ERTV i përgatiti disa spote, duke ecur në sheshin Skënderbej nga ku shpërndante mesazhin e një të ardhmeje pa covid dhe me shpresë tek Edi Rama. Por Çomo doli bllof në fund dhe mori vetëm 1583 vota. Ishte numri më i vogël i votave të fituara nga një kandidate fituese në Tiranë. Kolegia e saj Luljeta Bozo mori më shumë se 3-fishin, ose 5437 vota. Arsyet e dështimit të Najada Çomos mbeten mister, pasi në spitalin infektiv kanë qenë me mijëra pacientët që kanë marrë trajtim nga doktoreshë Najada dhe stafi i saj. Duket se pacientët e saj nuk e kanë parë asnjëherë me sytë e stafit të ERTV-së që e shpallte në krye të heronjve të pandemisë.

Ilir Beqja

Ish Ministri i Shëndetësisë që zëvëndësoi Ditmir Bushati në Shkodër rezultoi një dramë e vërtetë në 25 Prill. Jo vetëm nuk arriti objektivin që i kishte vënë kryetari për të marrë 4 mandate, por as nuk iu afrua herësit me votat që mori në Shkodër. Në 25 Prill, Beqja mori vetëm 3920 vota. Ironia qëndron në faktin se Rama e largoi Ditmir Bushatin sepse sipas tij ai “nuk punonte tokën”, ndërsa Ilir Beqja do të mbahet mend për postimet në Facebook të pjatave me havjar peshku dhe karkaleca deti.

Pandeli Majko

Kohët kanë ndryshuar me ritme që Pandeli Majko nuk i kap dot. Megjithëse tentoi të kalonte herësin në një zonë si njësia 5 në Tiranë, ku socialistët nuk kanë vuajtur kurrë për vota, Majko arriti deri në 8785 mbështetës, ndërsa i duheshin të paktën edhe 1216 të tjerë për t’u zgjedhur deputet. Pasi e vendosi në vendin e 19 ministrin e tij, Rama e përcolli me epitete si “relike” e “vazo e vjetër” duke i kujtuar se partia i kishte dhënë gjithçka. Me gjithë arrogancën e kryetarit Majko nuk bëri zë.

Ervin Bushati

Vetëkënaqësia duket se ka qenë mëkati kryesor i Ervin Bushatit, të cilin Edi Rama e listoi në vendin e tretë dhe e emëroi koordinator të fushatës në Tiranë bashkë me Elisa Spiropalin. Por ndërsa Spiropali u hodh në Kamëz duke i kujtuar çdo mbështetësi të shenjonte me X numrin e saj në fletën e votimit, Ervin Bushati tha se punoi për partinë në përgjithësi. Duke e konsideruar të mirëqënë mbështetjen e socialstëve në njësinë nr.8, ai përfundoi me 2991 vota, me të cilat nuk mund t’i bëjë ballë as Ornaldo Rakipit, as Fatmir Xhafajt. Njëri apo tjetri do ulet në karrigen e tij në parlamentin e ardhshëm.

Fidel Ylli

I angazhuar me organizimin e KOKSH, Fidel Ylli nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikun nga kandidatët e vendosur poshtë në listë. Duke u mjaftuar me renditjen e rehatshme nga Rama, ai ka mbledhur vetëm 1725 vota. Numri është aq i vogël, sa nëse lista do të ishte 100% e hapur, Ylli mund të ishte renditur nga fundi i saj. Ai do të zëvëndësohet në parlament, ose nga Xhafaj ose nga Rakipi.

Emrat e sipërm nuk janë të vetmit që e kanë zhgënjyer kryetarin në garën e 25 Prillit. Ka pasur edhe të tjerë nga të cilët Rama ka mbetur i pakënaqur. Por pavarësisht gabimeve të njërit apo tjetrit, duhet vënë në dukje një fakt shumë i rëndësishëm që i bashkon të gjithë ata që nuk morën vota këto zgjedhje: asnjë prej tyre nuk ka lidhje me bandat apo me krimin, asnjë nuk ka pas vetes një trafikant droge, njerëz të lidhur me nëntokën që të ketë punuar për ta duke bërë presione, duke kërcënuar apo duke blerë vota. Nëse do të kishte qenë ndryshe, sot do të ishin renditur ndër fituesit e listës.©Lapsi.al

17 Comments

  1. Gjeja e vetme jashte parashikimeve te socialisteve ishte ne Tirane, ku pati sukses Xhafaj ne kalimin e pragut, i cili eshte dhe noteri i kalimit te partise nga Rama ne Veliaj.
    Sic duket lali nuk pati llogaritur mire qe Rama do thyente shtetin per te fituar keto zgjedhje.

    Ndersa pjesa tjeter jane kukulla te parendesishme dhe lehtesisht te zevendesueshme.

    1. Gjeja e vetme qe ishte jashte parashikimeve eshte qe Portali Karandashit ne vend qe te meret me zhgenjimet e humbesit meret me ato te fituesit.
      Cfare analizash per te ushqyer me byrek zagaret !!!!!
      Temen e semes!

  2. Edi dhe Ornaldo, ngjitur pranë e pranë
    Në rradhën e votës, askush më s’e ndan
    Dyshen që ka kapur pushtetin e paranë.
    Atë çfarë fsheh nata, e nxjerr në dritë rreshti
    Te pesa Ornaldo, sipër tij rri Edi
    Kapur, kapërthyer sa njëri sa tjetri
    Në ciklin vicioz ku Shqipëria brenda mbeti
    Pushtetparaja e parapushteti
    Njësh EdiOrnaldo e OrnaldoEdi

  3. Lapsi, i qan hallin kalorsit, qe i varen kembet.
    Kurse per bashen asnje fjal.
    Lapsi, keni humbur ne bythen e bashes.
    Jeni ber shume her me keq, se gazeta te tjera, qe mbajn ison e rames.

  4. Nuk e di sesa vlere ka kjo lista e renditjes me kandidatet me me shume nr.votash. Nuk ka nje bilanc ,nuk ka nje perqindje se sa votues jane per cdo subjekt qe nuk kane preferuar te votojne per kandidatet.
    Kjo tallava zgjedhore,edhe keshtu sic eshte,nuk eshte e besueshme,pervec se qesharake.
    Nese Taulant Balla,ose Xhiri Palacoja I rilindjoteve listohet ne krye,si me I votuari,ne nuk dime sa kjo shifer,si vlere absolute,perkthehet ne perqindje!
    Sepse nese Tau Tau ka marre 16000 vota dhe numri total I votave te hedhura ne kuti eshte 100000,atehere ne perqindje I takon se ka marre 16 perqind te votave!
    Nese Flamur Hoxha ne Kukes ka marre 10 000 vota dhe numri I votave ne kuti eshte 40 000, atehere zoti Hoxha ka marre 25 perqind te votave. Keshtu qe, kush rezulton me I votuar, Taulanti ne Elbasan,apo Flamuri ne Kukes?!….

  5. Kurse per ty karin e rakacollit.
    Dhe mos i shkruaj fjalet e shqipes me pika o i kulturuari ne vrime te bythes. Ik bej nai spiunllik, po nuk gjete verdalle spiuno robt e shtepise.

    1. pse ka turp ? direkt motren, nuk ia ka dhene patronazhistit.
      do na nxije biografine

      sdo filloj dot me pune si gjys-sufllaqexhi

      moter e poshter, na la me komet perpjete!

  6. O Lapsi po ju vjene keqe per disa emra te PS po haruat Figurat e rendesishem te PD qe i late jashte liste ne 2017 apo beni analizen e kundershtarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu