• |
ide | kryesore

9 mijë raste te reja me Covid në Itali

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 315.506 tamponë, nga të cilët 9.116 kanë dalë pozitiv me Covid-19 bënë me dije ministria e Shëndetësisë. Një ditë më parë në shtetin fqinj ishin 5.948 në 121.829 tamponë të kryer. Ndërsa personat që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit janë 305, ndërkohë që një ditë më parë ishin 256 viktima. Që prej nisjes së pandemisë në Itali janë shënuar 4.059.82 të infektuar me Covid-19 dhe 121.738 të vdekur.

Të shëruar që prej fillimit të pandemisë janë mbi 3,5 milionë persona. Lombardia mbetet rajoni më shumë i prekur me 1.354 raste të reja. E ndjekur nga Campania me 1.331 raste pozitive.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *