• |
ide | kryesore

A do të hyjë PD në parlament?/ Zbulohet udhëzimi i Bashës për deputetët e rinj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasditen e së martës kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se 1 orë një takim me deputetët e rinj dhe kandidatët jo fitues të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas asaj që raportojnë mediat nga burime nga brenda mbledhjes mësohet se Basha u ka komunikuar deputetëve rrugën që do të ndjekë më tej opozita.

Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht do të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm që lidhen me hyrjen në parlament.

“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” – mësohet të ketë thënë Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Sa zgjat ky procesi i mbledhjes se provave, dhe sa prova duhet te mblidhen sipas PD, qe elektorati djathte te ngrihet ne protesta.
    Se u bene 2 jave nga zgjedhjet dhe nuk shohim asnje prove!!!
    Pse i lodhni dhe genjeni njerezit kaq shume.
    Pse nuk zgjidhni rrugen me te lehte, ate te pergjegjesise, qe eshte vetem e juaja.
    JU DESHTUAT. E gjithe kjo situate e krijuar nga Ju pas zgjedhjeve eshte groteske. Eshte per te qare dhe per te qeshur. Dridheni e sperdridheni dhe spo dini ku te dilni.
    Sa me shume e zgjat me turp dhe diskreditim eshte per ty, Lul.

  2. Ketu burreris i kan ren pantallonat.
    Te mos pranosh humbjen dhe ta perdoresh humbjen per arsye personale, me e pakta mund te quhet egoizem i tepert. Te krijosh lloj lloj dredhish per te shpetuar karrigen tende dhe te turbullosh anatret e partis tende, quhet djallezi.

  3. Basha eshte kokra legenit.
    I humbi zgjedhjet dhe po me te njejtin avaz si tre heret e tjera.

    Le te themi qe PD nuk i njeh zgjedhjet dhe i kthehet protestave.
    Mbeshtetjen e popullit nuk e ka si ne Maj. PDja ne vetvete eshte e percare se cfare qendrimi duhet mbajtur. LSI nuk do e mbeshtese. Protestat jane te destinuara per deshtim dhe PD do dali me e dobet

    I vetmi qe do dali i fituar eshte shkerdhat Basha prape ne krye te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *