• |
ide | kryesore

As Anxhela Peristeri nuk mund ti shpëtonte paragjykimeve për anglishten në intervistën në Eurovision

-Instant, Paparazzi, Slider



Anxhela Peristeri po përgatitet për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion” këtë vit me këngën “Karma”.

Këngëtarja do të ngjitet në skenë natën e dytë, më 20 maj, dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.
Anxhela zbuloi ditën e djeshme tek “E Diell” se do të ngjitet e vetme në skenë dhe nuk do të ketë një trupë baleti që do ta shoqërojë gjatë kohës që këndon.

Mirëpo, gjatë një interviste virtuale, në të cilën Peristeri po tregonte se si e kishte kaluar mbylljen nga pandemia, këngëtarja u bllokua dhe nuk po gjente si ta përcaktonte në gjuhën angleze një fjalë.

“Si gjithmonë, nga 30 minuta intervistë, morën një moment që unë nuk po gjeja fjalën në anglisht. Sigurisht se në shtëpi nuk flas ‘How are you?’ me mamin dhe babin. Dhe duke qenë se kam dhë shumë gjuhë të tjera në mendjen time, sepse flas pesë gjuhë të huaja.

Për momentin, nuk po e gjeja fjalën dhe doja t’i thoja William-it ‘tak-fak’, siç e kemi ne dhe s’po më vinte fjala dhe ia këputa një ‘xh’.

Megjithatë nuk ishte për t’u bërë aq e madhe se nuk e kam parë vetëm tek unë, e kam parë edhe tek këngëtare të tjera që kanë shkuar para meje. Ne nuk shkojmë në ‘Eurovizion’ që të konkurrojmë për gjuhë të huaja, shkojmë për të kënduar.

Mendoj që të gjitha këngëtaret që kanë shkuar kanë kënduar shumë mirë, kështu që kjo është ajo që na intereson më shumë, që të këndojmë bukur. Pastaj për gjuhët e huaja, jua kemi lënë juve që t’i flisni më bukur se unë”,- u shpreh artistja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *