• |
ide | kryesore

Basha për zgjedhjet e 25 prillit: Beteja do të vijojë në të gjitha frontet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë. Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.

Basha thotë se viktimat e ‘masakrës elektorale’ të 25 prillit nuk janë PD dhe kandidatët e saj, por qytetarët shqiptarë.

Saktësisht Basha akuzon Edi Ramë, Tom Doshin bashkë me 3 deputetët e PSD, Aqif Rakipin dhe djalin e dhëndrin e tij që dolën deputetë, Vangjush Dakon bashkë me 3 deputetët e Durrësit, Ilir Ndraxhin, Jurgiis Çyrbjen dhe Rrahman Rrajën, si dhe Aurora Marën.

Ai garanton se përfundimi i betejës që ka nisur PD tashmë do të jetë në të gjitha frontet për të sjellë në fund ‘rrëzimin e regjimit’.

“Së dyti, 25 prilli është masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuan e bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin.

Detyrimi i parë është para shqiptarëve, jo vetëm para kandidatëve për deputetë, apo militantëve të PD që bënë betejë historike duke pasur përballë të gjithë.

Thënë kjo, një gjë është e sigurtë, ndërsa ne vijojmë mbeldhejn e faktimin e, gjithë kamerat e mikrofonët duhet të drejtojnë pyetjet tek autorët, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve.

Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale.  Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrotjja e demokracisë.

Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit.”- tha Basha.

 

 

 

 

 



15 Comments

  1. O endri fuga o fisqir bythshpum bashke me patronazhistin sakat nga kembet.
    O patronazhist ke dal cik per vrap mer fisqir ?

  2. O zot. Dhe nje dite te kaloj, ky te bind gjithnje e me shume ne idiotesine e tij. Se di ku e gjeti Sala kete!!

    1. Qe te besh nje beteje, duhet te kesh ca mend ne koke, nje beteje e udheheq nje komandant trim.
      O Lulke, Te jesh dhendri i nje ish-ushtataku , Xhafer Isufi, i cili si ushtarak njihej vetem nga uniforma, se ne vertete ai ishte sekretari i burose se PP, nuk do te thote se je komandant i zoti . Ti je nje u shitur.
      Te gjithe e kuptojje se ti je se pari antar i partise se Sorosit , dhe ne PD ve ne jete interesat e tij.
      Rama nuk eshte kundershtari jot, ai eshte bashkepunetori jot.
      Betejat tende jane vetem pralla per ca interesaxhinj.

  3. Tani do thuash :
    Kur sja doli Trump tja dilja une ?
    Apo do bashkpunosh direkt me biden ?
    Te tirania qe perjetuan dhe do perjetojne akoma shqiptaret e kishe fjalen kur the lufta tani sapo filloi ? Nga fryu era edhe kesaj rradhe…
    Ti ske nevoje te besh pakt me ramen se te ka vene ne pozite qe te besh cdo levizje qe i shkon atij per mbare.

  4. Kok paguar byth kuqer karer me zile coban leber e klluf a vlonjat nuk humbi Basha asgje por shqiperia humbet

  5. Populli e ka fajin. Qe nuk beson KRYEMINISTRIN E ARDHSHEM.
    Eshte ber barsalet, por ben sikur nuk e kupton.

  6. Nuk di si e humbi populli shqiptar kete mundesi. Basha ishte nje star qe ra nga qielli.
    Me ate buzeqeshje qe e hidhte larg, me ate fjalorin e varfer, me argumentin cop cop.
    Po ti besh nje shikim te sjelljes se tij, te gjitha vendimet e marra kane rezultuar fatale per opoziten. Dalja nga prlamenti, moshyrja ne zgjedhjet lokale, aleanca me LSI , Marreveshja me Ramen pas cadres, zgjedhjet e 25 prillit, reagimi postzgjedhor. Kudo qe ky shprehet eshte gabim. Jane shume raste per te qene rastesi. Ndaj dhe humbi ne zgjedhje, sepse eshte komplet loqe. Ska lidhje me Ramen.

    1. Beni, pse ben krahsime dhe pse ofendon organin me te rendesishem mashkullor.
      Po si mund te krahasosh lulin me loqen.
      Me thuaj ca ben luli?? Loqia siell jet, po luli c ben?

  7. ”’ përfundimi i betejës që ka nisur PD tashmë do të jetë në të gjitha frontet për të sjellë në fund ‘rrëzimin e regjimit’ ”” .
    Dje u tha se nuk do ti njohin zgjdhejt por ne parlament do shkojne te ‘bejne luften e tyre ‘ per te rrezuar regjimin.
    Pra ky eshte as mish as peshk . Si gjithmone i pakutpueshem . ( sepse eshte i paqarte ne mendimet e tij)
    Se kush jane keto frontet qe ky do beje kete betejen e madhe per te rrezuar ‘REGJMIN’, nje zot e di.
    Ky me duket thjesht po mundohet te fitoje kohe , sa te qetsohen gjakrat ne PD per te larguar rrezikun e shkarkimit nga posti i krytarit.

  8. Sipas meje PD humbi se ashtu deshi Kimi. Ajo per te hequr Meten ju bashkua Rames, anulloi ndryshimin qe shpresonin shqiptaret, u “ble” me kesh apo ne natyre nga Rama, dhe do heqi Meten qe nuk e do Ameriken. Me nje fjale ne shqiptaret nuk kemi te drejte te vendosim per fatet tona.

  9. Luli ka mbaru me kohe. Tani dhe pse duket ashiqari, nje pjese e bashkepunetoreve te tij mundohen ta justifikojne. Por gjithcka ka mbaru

  10. Ti je nje Lule qe u vyshke pa celur dhe je aty vetem per te bere opoziten fallco.Nuk ka rendesi ne i vodhi apo bleu Ramazoni zgjedhjet, ti trego fisnikeri dhe terhiqu, ler dike tjeter te vazhdoj luften dhe mos perhap parrulla ska ne PD me te mire apo opsion tjeter. Mire thote ajo kurva Spiropidhi qe Rama te ha per megjes, prandaj ik e mos bej karagjozin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *