• |
ide | kryesore

COVID-19, Agjencia Evropiane e Barnave nis ekzaminimet për vaksinën kineze

-Instant, Planet, Të fundit



Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur ekzaminimet për vaksinën kineze Sinovac.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

Kujtojmë se Shqipëria prej një muaji ka pranuar doza të kësaj vaksine, të bëra dhuratë nga Turqia.

Ato janë përdorur në injektimin e të moshuarve dhe të kategorive të tjera për të cilët vaksinimi në vendin tonë ka nisur.

Po ashtu gjatë ditës, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në të gjithë Evropën janë vaksinuar 150 milionë persona, ndërkohë që objektivi është që brenda muajit korrik të sigurohen doza të mjaftueshme për 70 % e të rriturve në vendet e Bashkimit Evropian.



1 Comment

  1. Laspi i kemi blere vaksinat, nuk na ka falur gje njeri. Edhe Sulltani na i shiti dhe madje 2 dollare me shtrenjte se i kishte blere vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *