• |
ide | kryesore

Digjet në Vlorë makina e parkuar, policia jep detaje

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, uniformat blu të Vlorës njoftojnë se një makinë tip “Opel” është djegur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 39 vjeç dhe L. P., 35 vjeç (vëllezër), banues në Ksamil, Sarandë, pasi dyshohet se në datën 02.05.2021, në lagjen nr. 1, Sarandë, kanë vjedhur një automjet tip “Nisan”, në pronësi të shtetasit A. B.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi V. V., 44 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin N. B., si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

……..

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip “Opel” i parkuar, në pronësi të shtetasit R. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *