• |
ide | kryesore

“Do të luftoja deri në vdekje për të”: Lukaku i çmendur pas Contes

-Instant, Sport



Festa për titullin e 19 të Inter nuk ndalet as festa e Romelu Lukakut, i cili pasi u ekzaltua me tifozët në rrugët e qytetit u shfaq në programin televiziv ‘La Tribune’ për të folur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Antonio Conten, arkitekti i vërtetë i triumfit zikaltër: “Unë do të luftoja deri në vdekje për të. Nuk ishte mundësia për të punuar së bashku tek Chelsea, por unë gjithmonë mendoja, pasi u largova nga Manchester United, se me të unë do të përmirësohesha me të vërtetë”.

Dhe kështu ndodhi sepse sulmuesi belg, me mbi 20 gola këtë sezon, e ka pranuar vetë se ka përjetuar sezonin më të mirë të karrierës së tij, kurorëzuar nga një trofe: “Mendova se ishte ‘tani ose kurrë’. Në karrierë mund të shënosh 500 gola, por nëse në fund nuk fiton është e kotë. Unë gjithashtu u përmirësova në lojën me shpinë nga porta falë punës me një makinë stërvitje që hedh topa mbi mua dhe unë duhet ti shpërndaj për shokët e mi”.

Duke folur për stërvitjen, Big Rom zbuloi ‘sekretin’ e Contes: “Ai më tha qartë: “Nëse nuk punon në stërvitje, nuk do të luash”. Në karrierë është gjithmonë thelbësore të takosh njerëz që janë të sinqertë me ty: u ka ndodhur kampionëve si Eto’o, Drogba, Henry … “.

Në fund, në lidhje me festën nëpër rrugët e qytetit: “Mendova se do të ishte mirë të dilja me makinë dhe jam i lumtur që e bëra: jam i lumtur për të gjithë tifozët e Interit në botë, por edhe për ekipin, trajnerin, klubin, presidentin. Është sezoni më i mirë në karrierën time: shpresoj të hap një cikël me Interin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *