• |
ide | kryesore

FDA gati të miratojë përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 deri 15 vjeç

-Instant, Lajme, Planet



Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA) është e gatshme të miratojë përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech tek fëmijët dhe adoleshëntët të moshës 12 deri në 15 vjeç. Autorizimi pritet të jepet javën e ardhshme, tha për CNN një burim i qeverisë federale. Pfizer ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës së saj te fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

FDA do të ndryshojë autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës, por procesi do të jetë i drejtpërdrejtë, thanë për CNN burime zyrtare. Administrata e Barnave dhe Ushqimit aktualisht është duke shikuar të dhënat e paraqitura nga Pfizer në mbështetje të përdorimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *