• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar i grupit Menudo

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari legjendar i grupit Menudo, Ray Reyes, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.
Ky lajm u bë i ditur nga vëllai i tij nëpërmjet një postimi në Facebook, megjithatë ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes.

“Të dashur miq, familje dhe fansa. Me dhimbje të madhe në shpirtin tim ju informoj, se vëllai im i dashur Ray Reyes ndërroi jetë. Ju lutem të gjithëve të luteni për familjen tonë, veçanërisht për nënën time që është shumë delikate. Tani më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar. Asnjëherë mos ndaloni së shprehuri dashurinë tuaj për njerëzit tuaj të dashur”, shkroi vëllai i të ndjerit në postim.
Së fundmi, “Primera Hora” ka raportuar se shkaku i vdekjes ishte një sulm në zemër.

Kujtojmë se Ray iu bashkua grupit Menudo në 1983-tën kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai ishte në grup në të njëjtën kohë me Ricky Martin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *