• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët një peshkarexhë në Triport të Vlorës (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një anije peshkimi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Sipas raportimeve paraprake dyshohet se ka rënë zjarr në motorin e saj. Nga njoftimi i policisë mësohet se rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr në anijen në pronësi të shtetasit F. S.

Siç njofton policia në anije po kryheshin riparime ndërsa më pas ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe forca policie. Flakët në peshkarexhë rrezikojnë edhe anije të tjera.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *