• |
ide | kryesore

Përmbytje në Afganistan prej shirave, vdesin 14 qytetarë

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën Herat të Afganistanit, ka raportuar Qeveria rajonale më 4 maj.

Zëdhënësi i kësaj qeverie Jailani Farhad, ka thënë se vërshimet kanë prekur distriktin Adraskan në orët e vona të 3 majit, dhe se katër fëmijë kanë qenë në mesin e viktimave.

Sipas tij, dy trupa nuk janë identifikuar ende.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se edhe distriket Obe dhe Karokh të Heratit janë përballur me vërshime, por ende nuk është raportuar për dëme.

Në pjesën më të madhe të Heratit është raportuar për shira të rrëmbyeshëm në dy ditët e fundit.

Vërshimet sezonale që ndodhin në këtë shtet dëmtojnë shtëpitë, tokat bujqësore dhe infrastrukturën publike.

Në gusht të vitit të kaluar, vërshimet kanë rezultuar me më shumë se 150 vdekje në 13 provinca afgane.

Më 2019, autoritetet afgane janë përballur me vërshime të ashpra që kanë shkatërruar më shumë se 10,000 shtëpi dhe kanë prekur rreth 180.000 persona, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për ndihmë.

/REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *