• |
ide | kryesore

Pink rrëfen eksperiencën e saj dhe të djalit me Covid-19: Mendova se do vdisnim

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Pink ka rrëfyer së fundmi eksperiencën e saj me Covid-19.

Në një intervistë për “Heart Radio” Pink ka treguar se  mendonte se ajo dhe djali do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda.“Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”,  zbuloi këngëtarja.Gjithashtu ajo tregoi se madje kishte telefonuar miken e saj të ngushtë duke i kërkuar të kujdesej për bashkëshortin dhe vajzën në rast se do të ndahej nga jeta.“I thashë, ‘Thjesht dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha’. Ishte shumë, shumë e frikshme dhe e keqe. Si prind, mendon çfarë do të lë pas për fëmijën tim? Çfarë po ju mësoj atyre? A do ja dalin ata mbanë në këtë botë, në këtë botë të çmendur që ne po jetojmë tani? Dhe çfarë duhet t’ju them nëse kjo është hera e fundit që duhet t’ju them diçka?”, u shpreh Pink.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *