• |
ide | kryesore

SPAK jep pretencën/ Ja sa vite burg kërkohen për Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë të grupit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë sot pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal që akuzohet për trafik droge. 

moisi-habilaj

SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn.

Kujtojmë që të lartpërmendurit akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Emrat e grupit Habilaj dolën në dritë pas një hetimi të nisur nga drejtësia italiane, ku u implikohej edhe ish-minstri Saimir Tahiri. Koka e grupit të trafikut të drogës konsiderohej Moisi Habilaj, që u arratis nga vendi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *