• |
ide | kryesore

Special One i jep efektet tek Roma pa ardhur: çmendet në Bursë titulli verdhekuq

-Instant, Sport



Mjaftoi vetëm njoftimi për ardhjen e José Mourinhos për t’i bërë aksionet e AS Roma të ngriheshin në qiell në Piazza Affari. Pas zyrtarizimit të befasishëm të mbërritjes së Special One për sezonin e ardhshëm, në fakt, titulli verdhekuq regjistroi menjëherë + 22,35% me 0,322 €. Një rritje tronditëse që çoi në një ngrirje të përkohëshme për shkak të ndryshimit të papritur të çmimit.
Një reagim i rëndësishëm ai i tregjeve, që nënvizon besimin në ambicjet e Romës pas goditjes në pankinën verdhekuqe e lë të kuptohet një optimizëm të madh për operacionin. Fillimin e një kapitulli të ri për familjen Friedkin.

Por nuk mbaron me kaq. Ndërkohë, në fakt, pas njoftimit të bujshëm të Mou tek Roma, kanë mbërritur edhe reagimet e para të tifozëve në mediat sociale dhe specialistëve. “Ai është një trajner me prestigj të madh dhe përvojë të madhe. Dhe mbi të gjitha ai është një trajner që e njeh mirë Italinë. Kështu që gjithçka është shumë më e lehtë”, shpjegoi Fabio Capello. “Roma është një vend i vështirë, por ai në situata të tilla ekzaltohet – shtoi ish-trajneri i Romës, Real Madrid, Milan dhe Juventus -. Unë shpresoj për tifozët e Romës që ai të bëjë ashtu si bëri me Inter.”

“Ndërkohë, më vjen shumë keq për Fonsecan – deklaroi Renzo Ulivieri -. Ai tregoi se ishte një trajner shumë i mirë. Por ndodh edhe kështu, i urojmë mirëseardhjen Mourinhos me shpresën se ai mund të bëjë mirë, tifozeria romane ka nevojë për këtë – shtoi presidenti i Assoallenatori -. Operacioni i marketingut? Nëse do të ishte vetëm kjo do të ishte një zgjedhje e gabuar. Kanë bërë edhe vlerësime teknike. Mourinho në fazë rënie? Trajnerët nuk kanë rënie, është futbolli ai që ndryshon – vazhdoi ai -. Futbolli i sotëm nuk është ai që ishte 8 dhe 10 vjet më parë, dhe Mourinho duhet të vlerësohet në dritën e futbollit të sotëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *