• |
ide | kryesore

Stërvitja e NATO-s/ Kim: Nuk është rastësi që “Defender Europe 21” po bëhet në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit

Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të ZI. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij duke hapur ceremoninë.


Po ashtu, edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.  Teksa e ka cilësuar këtë stërvitje si historike, ambasadorja Kim është shprehur se nuk është rastësi që ajo po zhvillohet në Shqipëri. Sipas kryediplomates amerikane, roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë, pasi shqiptarët kanë ndihmuar SHBA në stërvitje rreth e përqark globit.


6 Comments

  1. Patjeter qe s’ka sesi te jete rastesi – eshte vend ideal per lufte, per shkaterrim shteti dhe guerrilje civile!
    Kane ndodhur dhe mund te ndodhin, ne nje komb te copetuar vazhdimisht!
    Suksese

  2. Meqe jane aty, ta heqin kete qene qeverine, te na bejne nje pune te mire ne shiptareve, qe nuk jemi per tjeter, vetem per te qare e qurrosur pas gardhit, e per te shitur voten per nje dore miell serb!!

  3. Pra që Rama të vazhdojë qeverisjen me vota të deformuara.Që Shqipëria të mos jetë demokraci por një neo diktaturë.Edhe nëse ndodh ndonjë rebelim anti Ramë do ta mbroni!! Rëndësi ka që zgjedhjet u bënë ,paçka me vjedhje e krim e stabilokracia alla amerikane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu