• |
ide | kryesore

Superiore, Kastrioti i favorizuar nga ndeshjet direkte për mbijetesë, por ka 9 ndeshje që nuk fiton

-Instant, Sport



Skënderbeu vrapon drejt një mbijetese të vështirë për ta menduar edhe për më skeptikët, me një fitore që përfshin përfundimisht në lojë, gjithashtu e paimagjinueshme 9 javë më parë, Kastriotin e Ramadan Ndreut. Në vorbullën e një rikthimi galopant të korcarëve të Memellit, Bylis limitoi dëmet me një pikë të rrëmbyer përballë Tiranës, që duke patur parasysh momentin e të besuarve të Shehit vlen shumë. Tani fjalët e kanë detajet, se nga zona e rënies direkte tek shpëtimi distance është vetëm dy pikë, kur në lojë janë edhe 5 ndeshje deri në fund. Statistikat janë një prej tyre, sepse megjithë fitoret në duelet e drejtpërdrejta në fazën e katërt të Skënderbeut që vuri përfund në Korcë 2-1 Bylisin dhe 0-2 në transfertë Kastriotin, janë krutanët ata që kanë numrat në favor nëse përfundojnë me pikë të barabarta si me bardhekuqtë ndaj të cilëve kanë dy fitore dhe një barazim në katër përballje, ashtu edhe ndaj ballshiotëve, por ende me betejën vendimtare, atë të javës së parafundit për të luajtur e që mund të spostojë hierarkitë.

Bylis – Skënderbeu 0-2
Skënderbeu –Bylis 4-3
Bylis – Skënderbeu 1-0
Skënderbeu – Bylis 2-1

Në fakt, Kastrioti ka thyer dy herë në Korcë Skënderbeun në fazën e parë e të tretë, 1-2 dhe 0-1, ndërsa ka lëshuar në shtëpi me një barazim 2-2 e një humbje që nuk duhej e që e ka sjellë skuadrën e Memellit, vetëm dy pikë prapa. Midis është vetëm Bylis, që në përplasjet direkte është inferior ndaj Skënderbeut duke dalë i mundur në tre nga katër ndeshjet, ndaj duhet të bëjë mirë llogaritë e ta mbajë kundërshtarin një pikë prapa e jo në barazim.

Skënderbeu – Kastrioti 1-2
Kastrioti – Skënderbeu 2-2
Skënderbeu – Kastrioti 0-1
Kastrioti – Skënderbeu 0-2

Krutanët për momentin duken të avantazhuar me dy pikë më shumë nga rënia katastrofike për si erdhi sezoni e me ndeshjet direkte në favor ndaj të dyve, deri në përplasjen e javës së 35 në Kamëz, aty ku mund të vendoset gjithcka. Krutanët duan të shkojnë aty me të pasurit dy rezultate në tre në anët e tyre, por ndërkohë të treja luajnë 5 finale për një mbijetesë të komplikuar ku peshorja anon cdo javë në kahe të kundërta…

Bylis – Kastrioti 2-1
Kastrioti – Bylis 1-0
Bylis – Kastrioti 1-1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *