• |
ide | kryesore

Video/ Grushta dhe shkelma mes lojtarëve, përfshihen edhe tifozë: degjeneron ndeshja e basketbollit

-Instant, Sport, Video



Në sportet e kontaktit mundësia për konfrontim është gjithnjë, por askush nuk e mendonte që një ndeshje basketbolli mund të degjeneronte në një sherr masiv ku u përfshinë lojtarët, drejtuesit e madhe edhe tifozët. Sfida në Kosovë mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë përfundimisht pas një grindje masive që ka ndodhur gjatë mesit të lojës. Lojtarë të dyja ekipeve dhe pjesëtarë të stafit janë konfrontuar fizikisht duke shkaktuar kaos të madh në sallë. Kjo ishte ndeshja e pestë e Play-off të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa ishte vendimtare, për shkak se cakton kualifikuesin për në finale të madhe.

Drejtuesit e Ponte Prizrenit kanë fajësuar lojtarët e Pejës për ofendime ndaj lojtarëve dhe stafin teknik të ekipit të tyre, me një komunikatë zyrtare: “Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit. Në fund të periodës së dytë ish-lojtari i kombëtares polake, gjatë gjithë kohës ka provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rëndë jo vetëm pankinën por edhe gjyqtarin Mumini, i cili nuk pati autoritet që ti jepë edhe faullin e dytë teknik. Si pasojë e kësaj, lojtarët pejanë konkretisht Brandon Ëalters sulmoi lojtarin Leurit Morina 17 vjec”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Qendrim krejtësisht i kundërt nga KB Peja, që përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se pas përfundimit të pjesës së parë, disa shikues dhe një pjesë e stafit të ekipit vendas kanë sulmuar ekipin e tyre.“Ndërsa ekipi ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtarëve të ekipit vendas na janë vërsulur”, thuhet në postimin e KB Peja.

Ndërkohë, Elvira Dushku, zëdhënëse e FBK-së, ka thënë se nesër pritet të merret vendimi, në lidhje me atë që ndodhi në këtë ndeshje, pasi të jetë kryer analizimi i fakteve: “Ndeshja është ndërprerë, tani po presim me mbledh krejt informatat, inçizimet dhe krejt çka ka. Nuk ka me pas vendim deri nesër, kanë me u analizu të gjitha dhe çka ndodhë”, ka thënë Dushku për mediat kosovare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *