• |
ide | kryesore

Video/ “Kampionë, kampionë”: kori që zbuloi drekën e gabuar në shtëpinë e Messit. La Liga nis hetimin

-Instant, Sport, Video



Një stuhi e vërtetë ka shpërthyer mbi Barcelonën dhe Lionel Messi pas një dreke me shokët e tij të skuadrës dhe familjet, e organizuar në shtëpinë e tij të hënën pas stërvitjes. Festa e organizuar nga kampioni argjentinas, për të festuar fitoren në Kupën e Mbretit dhe për të çimentuar grupin në sprintin e fundit për La Liga, ka ngritur kritika e akuza të forta në rrjetet sociale, pasi protokollet shëndetësore janë shkelur, si ajo e La Liga, që lejon takime të një maksimumi prej gjashtë personash, ashtu dhe ajo e Generalitat që, deri në fund të gjendjes së alarmit më 9 maj, nuk lejon takime në shtëpi.

Është hera e parë që Pleshti hap dyert e shtëpisë së tij në Castelldefels për të pritur shokët e tij të skuadrës. Sipas mediave spanjolle, pas mesdite, nga jashtë shtëpisë, u dëgjua refreni ‘kampionë, kampionë’. Edhe pse në skadencë kontrate në qershor dhe me një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij, Messi është plotësisht i përfshirë në projektin e Barcelonës dhe ëndërron dy trofetë.

Ndërsa Barcelona mbrohet, duke folur për “një drekë pune”, La Liga ka njoftuar se do të hapet një dosje informacioni për lojtarët që morën pjesë në drekë (një rast i ngjashëm me atë që ndodhi me lojtarët e Sevillas në fillim të pandemisë) , por jo drejt klubit. Nga ana e tij, Generalitat raportoi përmes zëdhënësit të qeverisë, Meritxell Budó, se “agjencia e shëndetit publik do të hetojë rastin”.

KORI: “KAMPIONË, KAMPIONË”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *