• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni reagimin emocionues të Adrianos: njoftohet se është pjesë e Walk of fame në Maracanà

-Instant, Sport, Video



Së bashku me Pele, Garrincha, Zico, Romario, Ronaldo, Ronaldinho, Zagallo, Neymar dhe Marta tani është edhe Perandori Adriano. Ish- sulmuesi i Interit u përfshi në ‘Maracana Walk of fame’ në mesin e lojtarëve më të mirë që kanë luajtur në stadiumin mitik brazilian dhe reagimi i tij, siç dëshmohet nga disa fotografi të postuara në profilin e tij në Instagram, ishte emocionues.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Do të doja babai im të ishte këtu për ta parë”, tha Adriano, i cili shpërtheu në lot në krahët e nënës së tij. “Ja momenti kur mora lajmin për hyrjen time në Maracana. Faleminderit për gjithçka”, shkroi ai më pas duke postuar fotot në mediat sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=WmZPk0FEdQY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *