• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Nuk ndalemi pa vaksinuar 60% të popullsisë së Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka ngecur me sigurimin e vaksinave dhe procesin e vaksinimit të popullatës për mbrojtje nga virusi Sars-COV-2.

Institucionet shëndetësore kosovare deri tani kanë arritur të sigurojnë afro 30 (24 mijë nga programi COVAX dhe afro 5 mijë vaksina nga BE), ndërkohë janë vaksinuar rreth 23 mijë persona (sipas njoftimit te fundit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë). Përkthyer në përqindje në krahasim me numrin e popullsisë, i bie vetëm 1.27 % të popullsisë.

Derisa në Shqipëri janë vaksinuar mbi gjysmë milioni, në Mal të Zi janë vaksinuar afro 50 mijë qytetarë, ndërkohë dy doza të vaksinës i kanë marrë rreth 25 mijë qytetarë.

E pavarësisht kësaj ecurie të dobët me vaksinimin, kryeministri Kurti përmend vaksinimin e 60% të popullsisë si synim të Qeverisë së tij. Këtë deklaratë Kurti e ka thënë sot pas takimit që ka pasur me Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

“Kryeministri Kurti theksoi se sot po rifillohet procesi i vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë deri sa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e kryeministrit.

Kosova si shtet s’ka arritur që të blejë asnjë dozë vaksine, derisa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kompaninë Pfizer, me të cilën ishte duke u negociuar blerja e vaksinave./express



1 Comment

  1. Pronari i kosovareve. Si ndihen kosovaret valle me pronarucin e tyre te ri ultra komunist??!!! Mire ndihen besoj….epo dardha e ka bishtin mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *