• |
ide | kryesore

Analiza/ Mbledhja me dyer të mbyllura. Basha si shfryrësi i zemërimit opozitar

-Instant, Kryesore

Një meme po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Aty duket portreti i Lulzim Bashës në skaje të të cilit shfaqen dy slogane. Njëri: “Ne nuk i njohim këto zgjedhje”. Tjetri: “Ne do të hymë në parlament”.


Në fakt, kjo kontradiktë thelbësore, që aq bukur kanë ditur ta kapin mjeshtrat e humorit, simbolizon në mënyrë perfekte sjelljen e liderit të humbur të demokratëve pas 25 prillit.
Kjo u pa së fundi edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura, që u zhvillua në selnë e PD-së me kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të fundit.


“Ne do të hyjmë në Parlament, do të shfrytëzojmë çdo mënyrë për të denoncuar masakrën elektorale që është bërë në 25 prill”, iu përgjigj Basha një pyetjeje të Mark Markut për mënyrën se si do të procedohej me aksionin e ardhshëm opozitar.

Insistimit të deputetit të ardhshëm se a do të denoncohej vota e vjedhur edhe përmes protestës, Basha i dredhoi duke mos dhënë një përgjigje direkte: “Protestat janë gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por puna është se duhet të dimë se ku shkojmë me protestat. Ne do të luftojmë me të gjitha mundësitë dhe mjetet e mundshme. Për momentin duhet të përfundojmë procesin e mbledhjes së fakteve që do vijojë deri të hënën e ardhshme”, këmbënguli ai.

Lexo më tej:

Andi Bushati: PD-së i ka skaduar misioni, Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit

Pra mesazhi qe i qartë: protestat nuk na çojnë asgjëkundi. Hyrja në parlament na ndihmon për denoncimin e zgjedhjeve.
Po ti shtohen këtyre dy piketave edhe qëndrimi i mbajtur të dielën e zgjedhjeve, ku shefi i PD-së foli për fitore dhe jo për masakër, zhdukja pastaj për gati 48 orë, pa thënë asnjë fjalë, absurditeti i daljes në publik pas humbjes për të thënë se lufta vazhdon dhe se PD kish dalë më e fortë, duket sikuar Basha ka një linjë të përcaktuar : të zbehë zemërimin e militantëve të tij të revoltuar.

Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: Përgjegjës për humbjen

Po ku shkohet në këtë linjë ? Një burim nga PS që është marrë gjatë me mardhëniet me organizmat ndërkombëatrë, e që tani më është spostuar nga kjo detyrë tha për Lapsi.al se kjo është strategjia më e gabuar e mundshme. « Me këtë qëndrim të butë që po mabn PD edhe raporti përfundimtar i OSBE- ODHIR do të jetë më i rumbullakosur nga drafti fillestar. Edhe ambasadorët do të flasin gjithnjë e më pak për shit blerjen e votës. Përvoja na tregon se ndërkombëtarët, as nuk e çajnë kryet për të vërtetat, kur opozita nuk e ngre zërin fort për to. Dhe kjo ka sens, pasi askush nuk mund të presë që të huajt të jenë më të shqetësuar sesa vetë të dëmtuarit”, shtoi ai.

Dhe Lulzim Basha po sillet pikërisht kështu. Ndonëse komisioneri për zgjerimin Varhely tha sot në Tiranë se nuk mund të kishte fillim të konferencës së parë ndërqeveritare me Brukselin, që shënon hapjen reale të negociatave, pa një parlament të plotësuar, Basha as këtë gjë nuk e ka vendosur si kusht të përkohshëm.

A mos po i përgjigjet ai thirrjes së përsëritur të kryeministrit për të bashkëpunuar së toku për integrimin? A shpreson ai në thshethemnajën e përhapur ngado që flet për një klimë miqësore që mund të shkojë deri në bashkëqeverisje?

Këto pyetje ende mbeten pa përgjigje. Por ato lënë të hapura të gjitha opsionet e një afrimi me Ramën, që do ta varroste përfundimisht kauzën e denoncimit të blerjes së votave dhe do ta shndërronte PD-në në një shtojcë fasadë të rregjimit.
Katër vite më parë, nga tribuna e parlamentin që nuk e kishte braktisur ende, Basha i I tërhoqi vëmendjen Kryeministrit: “Më gënjeve njëherë turp për ty, po ndodhi për të dytën herë është turpi për mua”.
Tani lideri demokrat po sillet si një politikan që e ka pësuar për herë të dytë. Por fatkeqësisht ai, turpin e vet, po e shkarkon mbi demokratët.

©Lapsi.al

30 Comments

    1. Mark Marku dhe Agrone Gjekmarkaj jane Dy rrugaçe si do të jete Puna .. populli shqiptare nuk e done dhune dhe rrugaçe rine koj na tregone edhe vota per Agrone Shehaje … Për rrugaçe partija Demokratike nuk Ka vujtur kurre se pse për të gjujtur me boje veze dhe kepuce i kemi pare dhe më pare edhe Agrone Gjekmarkaj dhe Mark Marku të njëjten gjë do ben por më qesharak ështe Kure PD thote se nuk i nje zgjedhjet por në palament do hyne kjo eshte komplet e pa kuptimet … Por Mark Marku dhe Agrone Gjekmarkaj karrikja e deputeti ju pelqen por zgjedhjet nuk i njohin Agrone Gjekmarkaj në 2017 kerkone largimine Bashes nga PD tani çë ështe deputet eshte gati të hidhet në ere për Bashen Kjo na tregone se sa morale kane keto mbeturina.. si Agron Gjekmarkaj Mark Marku Xhela Mziuni me shoke jane disa rrugaçe dhe kaqe as një vlere

  1. Ai e di shume mire qe i ka humbur paq zgjedhjet. Po te kishte prova te forta, ca mendoni ju se nuk do i kishin nxier. Hekuri rrihet sa eshte i nxeht. Ai thjesht po kerkon kohe qe te mbledh mbeshtetje rreth vetes.

    1. Problemi eshte se KQZ i certifikoi zgjedhjet dhe keta nuk bene nje ‘ankese ‘ e cila do ti jepte kohe PDs te pergatiste ate dosjen e famshme qe gjoja po pergatisin.
      Por afati i fundit ishte dje , dhe asnje nga PD nuk shkoi ne KQZ per te ankimuar rezultatin.

      Kjo flet shume per ‘vertetesine ‘ e atyre provave te famshme.

  2. Lum si kryetaret e partive ,politikanet analistet dhe opinionistet qe tallin @@rin me lekun edhe me jeten lluksoze ne lalez njesoj si ne bllokun e shokut veri.Nderkohe militantet politike te pjerdhur nga trute zihen per partite.Kaja nonen muhabetit.

      1. Nese do te sigurohesh se a eshte Agrone apo Agron , per kete gje me se Miri mund te vertetoj : mota , Nena ose gruaja jote

  3. Kujt i plase k… se iken apo nuk iken th ti o pallosh Lulush. Mire eshte te rrish se i duhesh Edi Rames te fitoje edhe mandatin e katert

  4. Edvin Rama do jete ne pushtet edhe 20 vjet te tjera, do ia kaloje dhe Putinint e Erdoganit.
    Mos u habisni nga votat qe mori Fatmir Xhafaj ne Tirane, vellai i tij vazhdon biznesin fuqishem ne Itali e Shqiperi, eshte nje nder financuesit kryesore te fushates se rilindjes.

  5. Edhe une jam mese i bindur qe qe eshte bere nje masaker , qe jane blere votat me te gjitha menyrat , por ça do behet? Do hyni ne parlament ? Do njihen apo buk do njihen ? Nese njihen do dorhiqet njeri , nese jo do ngrini popullin ne revolta ? Apo çfare ? Ambiguitetet vetem sa e fundoin akoma me keq opoziten . Vendoseni nje here e mire PO apo JO .
    Tani na del se jane takuar por edhe nuk jane takuar . Ke te besojme ? Dil e tregoji elektoratit te djathte se ça ndodhi ne Maj te 2017 qe te behesh i besueshem , dil dhe jep verdiktin per njohjen ose mosnjohjen e ketyre te 2021 . Pastaj merr vendimin , o ne lufte me pushtetin mafioz o dorhiqu . Nuk ka rruge te mesme z.Basha .

  6. Dialog mes vjehrrit dhe dhendrrit(duke kopjuar nga filmi “perralle nga e kaluara”)
    Domethene duhet ta ha turpin me buke?- degjohet dhendrri me nje xe te mekur,mbushur plot fishkellima e me nje pamje te alivanosur
    Degjo ketu Lul,mos e lesho veten ne kemi fitu,ke per ta pa!
    Ke…mi ffffituuu?-degjohet zeri I mekur I Lulit te bere sa nje grusht
    Po sigurisht!- ia kthen vjehrri.Prandaj mblidhe veten,ktheje edhe nje gote vere,eshte pa hile. Asht e kantines “Duka”‘. Nigjome mue!
    Duka? Pa hile?!…
    Lul,shko pusho te vila,na duhesh I ngjallur neser,te shfaqesh optimizem
    …Dhe keshtu Luli, I rraskapitur,me kembet qe I hiqte zvarre,doli nga selia..
    Rruges degjoi nje ze qe po recitonte per qejf te vet. Mbjati frymen dhe po degjonte
    ” Koka ne Hollande/trupi ne Shqiperi
    Shkruaje Lul , shkruaje
    Shkruaje “Librin e zi”
    Koka ne Utrecht/ trupi ne Tirane
    Demokratet me ty mor Lul
    E kane te humbur davane!”
    O Zooot!-thirri Luli-Nuk paska fund kjo nate! E une I mjeri qe duhet tua tregoj demokrateve se eshte drite!!!!’…

  7. “ Nje njeri i zgjuar e gjene gjithmone nje rrugedalje ne nje situate te veshtire . Nje njeri i mençur nuk hyne kurre ne situata te tilla .” Meqenese nuk u tegove i mençur , te pakten tregohu i zgjuar z.Basha .
    Por perveç zgjuarsise duhet edhe burreri . Tani , pavarsisht maskres se sektit mavi , pavarsisht miopise dhe gabimeve te opozites , merr persiper keto gabime dhe na udhehiq ne rrugen e ndryshimeve . Sot PO qe eshte koha per ndryshime , per ndryshimet e verteta , per ndryshimet qe ju heqin pushtet por ne realitet ja japin atij qe duhet ta kete , sovranit . Sot eshte koha qe satabilitetit ti shtojme edhe lirine edhe demokracine e munguar ne keto tridhjetvite . Sot eshte koha ti themi BOLL maskarades dhe masakres se nje grushti njerzish ndaj ndaj kombit Shqiptar . Sot perfiton e gjithe Shqiperia , perfiton e gjithe Shqiptaria .

  8. nese futen ne parlament , Pd e ka tradhetuar popullin opozitaqr. PD duhet te udheheqe rezistencen

    si ndaj cdo pushtuesi, pa kompromis ose te shkrihet fare. Per opozite fallco e kemi Murrizin me shoke

    e skemi pse te kemi Bashen. Le te dorehiqen ose te shpendahen si force politike e ti hapin rruge nje

    opozite te vertete qe nuk ka hallin e nje rroge depudeti por ka hallin e popullit opozitar. Populli

    opozitar eshte shume me i avancuar se vete PD.

  9. dokumentet që provonin ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Një skemë po aq të kamufluar ka përdorur edhe Shkëlzeni për t’u pasuruar. Në kushtet zbardhjes së fakteve të reja mbi prapaskenën e pasurimit të Argitës, Jamarbrit dhe Shkëlzenit, mbetet për t’u parë se çfarë versioni do të japë Berisha për burimin e pasurive, gjatë deklarimit para se të pranojë mandatin e deputetit.

  10. Ah mor NAMUT, mor NAMUT.
    Kur te thosha jepi, ha byrek me gjize falas, se kjo pune ka mare fund.
    Jo thoshe ti. Do vije dita qe dhe ne do te hame sufllaqe, si ata te PS.
    Ha mut tani, o NAMUT.
    Hajde duro tani deri ne vitin 2029…

  11. E gjithë kjo fushatë për tu marë me Bashën si “humbës”, është e kjartë se është strategji e Ramës.
    Do të kishte një arsye llogjike që të hidhej dyshimi në pa aftësinë e Bashës si lider, nëse Murrizi, Patozi, Topalli apo lëvizjet majtiste Thurrja e Vervendosja, të kishin siguruar ndonjë mandat në Kuvend.
    Përkundrazi mori tre mandate partia e Tom Doshit.
    Duhej të mjaftohej e të analizohej qoftë ky realitet paradoksal, që një parti e blerë nga një biznesmen i dyshimtë, mori thuajse po aq deputetë sa LSI, për të kuptuar thelbin e së vërtetës se në këto zgjedhje, akoma më shumë se në 2017, opozita e tërë u ndesh me një qeverisje kriminale , ndaj së cilës mungoi ndonjë institucion shtetëror për ta ndëshkuar.
    Që Rama bëri si bëri e me të gjitha format jashtë ligjore organizoi këtë masakër zgjedhore dhe e quan veten fitues, kjo më duket gjysma e së keqes.
    E keqja më e madhe më duket se është që në Shqipëri dominojnë politikanë gazetarë apo edhe intelektualë të mirëfilltë të infektuar me subjektivizmin ideollogjik majtist, që ndonëse u tmeruan nga modeli Rama që i kalon të gjitha normat e normales, nuk pritën që sapo opozita humbi , ti sulen asaj për ta shkatëruar fare.

  12. Drejtuesi politik i PD në SHkodër dhe deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka kërcënuar gazetarin Ergys Kavaja.

    Kavaja, i cili mbulon lajmet për në qarkun e Shkodrës, shkruan se mesditën e sotme ka marrë një telefonatë nga Bushati, i cili pa e përshëndetur ka nisur ta kërcënojë me jetën e familjarëve të tij dhe e ka ofenduar.

  13. Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”, shkruan Mero Baze duke sjellë në vëmendje edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i cili ishte i përfshirë në skemën e demontimit të armëve

    1. Përse të mos hapet ndonjë hetim për deklaratat publike të Mero Bazes se Rama ka akuzuar babain e tij si babai i fëmisë së gruas së tij ?
      Me siguri që proçes verbalet e atij gjyqi duhet të ekzistojnë në arkiva.
      Mjafton që të hapet arkiva e të shihet proçes verbali për të kuptuar të vërtetën, se ka gënjyer Meroja apo ka gënjyer Rama..
      Sa për Gërdecin, pyetja e parë që mund të bëhet për rihapjen e hetimit të atij aksidenti tragjik, është pyetja e thjeshtë :
      Pëerse në 8 vite të qeverisjes Rama , nuk është përmendur rihetimi i Gërdecit e tani që po hetohen vjedhjet masive të votave për mandatin e tretë të Ramës, u kujtuan që të rihapin gjykimin e Mediut ?

  14. Nje replike me figuren me te urryer ne PD Arben Imamin qe Mimi Kodheli e shantazhoi me sosjen e fabrikes armatimit Mjekes Elbasan.
    Doreheqja e Fatos Nanos rruti prestigjin e tij.
    Z pseudo demokrat: Nano ja shiti karten e partise Edi Rames me shume miliona Euro.
    Bleja dhe ti Bashes sic beri Nano.
    Turp t’ ju vije. . Mezi prisni llokmen.cfare bete deri tani o jurva te perjeteshem. Apo si ne 97.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu