• |
ide | kryesore

Analiza/ Si ka ndryshuar Edi Rama në sytë e shtypit gjerman: Nga elegant në autoritar

-Instant, Të fundit

Qw nga viti 2013 e deri më sot kur ka fituar mandatin e tretë gjykimi i shtypit gjerman për Edi Ramën ka ndryshuar shumë, Nga njw politikan novator dhe sipmatik ai po pwrshkruhet gjithnjw e mw shumw si autoritar dhe po krahasohet me Gruevskin dhe Vuçiçin. Pikërisht për kvtv trajektore ka folur për Deutsche Welle analistja gjermane, Johanna Deimel. Ajo ka analizuar fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, “patronazhistët”, gabimet e PD, që me bojkotin i hoqi vetes çdo mundësi ndikimi dhe ndryshimin e imazhit të Edi Ramës në Gjermani. DW e pyeti:Interesant është këtë herë qëndrimi i shtypit gjerman ndaj Edi Ramës para e pas zgjedhjeve, ai shihet shumë më tepër me sy kritik se më parë, nuk shihet më si ai “shpresëdhënësi”, madje Neue Zürcher Zeitung e cilësoi “autoritar”, një cilësim për disa liderë në Ballkan ky, e megjithatë ata votohen. Pse?


Johanna Deimel: E vërtetë. Po të bëj një retrospektivë të shtypit gjerman, shpresëdhënësi, Edi Rama me sharmin “jokonvencional” dhe elegant në një farë mënyre është bërë sot një yll në plakje me tuta sporti dhe zinxhirë floriri, që flet me slogane futbolli, i zemëruar me BE që të mos përzihet në punët e brendshme, sepse një komisionere e BE ishte e shqetësuar për situatën e rinisë në Shqipëri, një Ramë që është shkëmbim me kryeministrin slloven për një non paper, që ndër të tjera e paramendon edhe një Shqipëri të Madhe. Ai nuk i tërheq më simpatitë.


Kësaj i shtohet vërtet një stil politik që po shfaqet gjithnjë e më autokrat. Polarizimi i skajshëm dëmton demokracinë, siç e shënoi Freedom House në raportin e fundit. Ditmir Bushati duhej të largohej, sepse ai hapur ngriti një problem, që pasuria kombëtare e vendit me gjasë ndodhet në duart e katër pesë oligarkëve. “State capture”- kapja e shtetit është për fat të keq e kudogjendur në Shqipëri. Si në Hungari, ku një rrjet patronazhi kontrollon institucionet shtetërore dhe individët afër pushtetit. Veton Surroi e ka thënë mirë – nuk ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri, kapja e shtetit sido që të jetë shihet si një gjë “normale.” Deviza “fitimtari i merr të gjitha”, – edhe nën demokratët ishte kështu- , tani do të forcohet edhe më tej në favor të socialistëve në mandatin e tretë dhe kam frikë se do të gjenerojë më shumë para nga shteti i kapur. Prandaj qeveria e SHBA-së në një raport në shkurt 2021 shprehet, se Shqipëria për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe strukturave të dobta mbetet një terren ushqyes për larjen e parave, edhe nga jashtë.

8 Comments

  1. dokumentet që provonin ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Një skemë po aq të kamufluar ka përdorur edhe Shkëlzeni për t’u pasuruar. Në kushtet zbardhjes së fakteve të reja mbi prapaskenën e pasurimit të Argitës, Jamarbrit dhe Shkëlzenit, mbetet për t’u parë se çfarë versioni do të japë Berisha për burimin e pasurive, gjatë deklarimit para se të pranojë mandatin e deputetit.Nje lloj si kancelaret e gjermanise qe jane zgjedhur nga tre deri ne kater mandate si kancelar Kol shreder maerkel,keta nuk qihen arrogant por …………..

  2. Eshte e cuditeshme diferenca ne qendrime midis raporteve te DASH per Shqiperine ( korrupsioni,pastrim parash ,kriminalitet etj.
    .) dhe qendrimeve te ambasadores amerikane ne Shqiperi qe nuk i permed (perciptas) keto fenomene. Ke duhet te besojme ?

  3. Ne nje ane shkruani ose botoni nje shkrim kunder doçit hajdut e tradhetar nga na tjeter botoni foton e tiije …… sfond monumenti i Skenderbeut! Kjo do te thote qe: Llapsi i dergon doçit mesazhz qe ; vertet ne shkruajme ndonje gje kunder teje , por foton me Shkendrebeun e publikojme rrofsh o hajdut se na ngope me para! TANI KENE MARRE NE PUNE ++EDHE JE LEGEN KANALIST I SOJIT QEN RRUGESH PA KURRFARE EXPERINCE POLITIKE NDOSHTA PA QENE EDHE GAZETAR REPORTAZHESH e na ben kanalizma te paguara koke boshi!

  4. Te citosh kete monstren e Kristaqit ‘elegant’ duhet te jesh tamam gjerman – adhurues i Hitlerit ne vitet ’30!

  5. Drejtuesi politik i PD në SHkodër dhe deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka kërcënuar gazetarin Ergys Kavaja.

    Kavaja, i cili mbulon lajmet për në qarkun e Shkodrës, shkruan se mesditën e sotme ka marrë një telefonatë nga Bushati, i cili pa e përshëndetur ka nisur ta kërcënojë me jetën e familjarëve të tij dhe e ka ofenduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu