• |
ide | kryesore

Basha pas takimit me Varhelyi: PD do të vazhdojë betejën për të kthyer demokracinë në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.


Ndërsa shpreh falënderimet për sasinë e vaksinave që BE i ka dhënë Shqipërisë, si edhe për mbështetjen financiare për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe shëndetësore, Basha bën me dije se në qendër të takimit ishte procesi i zgjedhjeve të 25 prillit.


Kryedemokrati thotë se e ka njohur komisionierin me manipulimet masive që sipas tij i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit  të personave me precedentë kriminal,  përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS.

“Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u drejtua nga kupola drejtuese qeveritare në bashkëpunim nga persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA, fëmijë dhe të afërm të personave që u nxorën jashtë nga ligji i dekriminalizimit janë tashmë pjesë e listës së deputetëve të PS.

PD dhe kandidatët saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat nuk ka pasur asnjë veprim ndalues apo parandalues edhe pse ato janë depozituar muaj para datës së zgjedhjeve.

Policia e Shtetit në shume raste është përfshirë në mbrojtjen kontigjenteve të blerjes së votës si dhe ka fshehur, tjetërsuar dhe manipuluar fakte flagrante ku persona me precedent janë përfshirë në operacionin kriminal të blerjes së votave dhe shantazhimit të votuesve”, tha Basha.

Gjithashtu Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri.

11 Comments

  1. Si? Apo duke u futur ne parlament automatikisht nuk njihen zgjedhjet?
    Merr sikur nje here te vetme nje qendreim te prere o idiot . Nuk vazhdohet me pjo se do ta shkatrrosh komplet opozitet . O njihi dhe futu ne parlament duke dhene dorheqjen , ose mos jep dorheqjen duke ngritur popullin ne revolucion . Jo gjithmone palaço , behu nje here burre .

    1. Sakte!
      Nje lider pa personalitet. Por nese largohet Lulka kush do e zavendesoje!? Mark Mark Mark Gekmark Mzi Mul ……….kush.
      Duhet te kuptosh se kur je lider, mbret, perandor kriminel qe te mbetesh i paharruar mbas vetes pasardhesit e tu duhet me domosdo te jene sa me idiote te jete e mundur.

  2. Tani e nxorre surratin o birbo.
    Po si mund ti siellesh demokracin shqiperis. Kur ti nuk lejon demokraci ne partin qe drejton.
    Nuk ishte ky qe predikonte lart e posht neper shqiperi. Qe do bente ligj, qe kryeministri mos te kishte me shume se dy mandate. Kurse tani na thot, qe kryetar partie mund te rish per jet, deri ne fitore.
    Pra ky i bie qe nuk do te fitoj. Se karrigen e kryetarit do ta ket per jet. Thjesht i fut kengen e vjeter, mi vodhen mi vodhen.
    Dhe kryetar.

  3. TI SJE AS BURRE AS GRUA O BASHA , ME VEPRIMET QE KE BERE E PO BENE JE VETEM NJE KARAKURVE
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU ………… TE QIFSHA ROPT TY DHE RRACES TENDE TE KARAKURVES

  4. Haha e vertete kjo mandati i kryministrit 2 mandate.. Kurse mandati i krytari të opozites ose i një partije per jete ky demokrati Lulzim Basha dhe Sali Berisha

  5. Shiko… Ne do futemi ne parlament. Po ama aty do ta luftojm fort ramen deri ne 2025. Keni per te pare se cfar do i punojm.
    Ai do trembet, dhe do ik vet me bishtin nder shal ne 2029. Por mos u merakosni per mua, se un do jem aty deri ne fitore.

  6. Fjalet qe i tha ky kmisjoneri Lulushit :
    ‘ E dime shume mire se si jane bere zgjedhjet , kush i ka fituar dhe kush i ka humbur ato,…. prandaj nese doni qe te zhvillohet mbledhja e pare e negociatave duhet te hyni ne pralament””

    Fjalet e vetme qe i tha Lulushi :
    ”’ Patjeter qe do njohim zgjedhjet dhe do hyme ne parlament , por ne do luftojme ….. bla bla bla ”

    Ferrat per gomeret qe jep Lapsi :
    ””’ Kryedemokrati thotë se e ka njohur komisionierin me manipulimet masive …………. ””’

  7. Basha eshte kokra legenit.
    I humbi zgjedhjet dhe po me te njejtin avaz si tre heret e tjera.

    Le te themi qe PD nuk i njeh zgjedhjet dhe i kthehet protestave.
    Mbeshtetjen e popullit nuk e ka si ne Maj. PDja ne vetvete eshte e percare se cfare qendrimi duhet mbajtur. LSI nuk do e mbeshtese. Protestat jane te destinuara per deshtim dhe PD do dali me e dobet

    I vetmi qe do dali i fituar eshte shkerdhat Basha prape ne krye te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu