• |
ide | kryesore

Biden: Do të vaksinojmë 70% të të rriturve amerikanë deri me 4 korrik

-Instant, Lajme, Planet



Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden theksoi objektivin e tij të fundit për të vaksinuar sa më shumë amerikanë.

“Synimi ynë është që deri me 4 korrik, 70% e amerikanëve të rritur të kenë marrë të paktën njërën dozë dhe 160 milionë amerikanë të jenë vaksinuar plotësisht. Kjo do të thotë injektimi i 100 milion dozave gjatë 60 ditëve të ardhshme. Disa do të jenë doza të para, e disa do jenë doza të dyta. Amerikanët ende mund të vaksinohen pas 4 korrikut, por askush nuk duhet të presë. Le të përpiqemi ta arrijmë synimin e vaksinimit të 70% të amerikanëve të rritur, të paktën me njërën dozë, para asaj date.”

Presidenti Biden tha se qeveria është e përgatitur që të fillojë menjëherë vaksinimin e moshave të reja nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer me dy doza për nxënësit e moshave nga 12 deri 15 vjeç. Pritet që agjencia rregullatore të japë pëlqimin javën që vjen.

Ndërkohë, kompania Pfizer ka thënë se do të kërkojë autorizim nga FDA në shtator për përdorim emergjent të vaksinës së saj për fëmijët e grupmoshës nga 2 deri 11 vjeç./VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *