• |
ide | kryesore

Opozita se ka legjitimitetin që t’i japë leksione morali popullit

-Instant, 2, Ide

Pasi akuzoi qeverinë socialiste për “masakër elektorale”, tashmë opozita ka filluar të drejtojë gishtin akuzues nga populli që, sipas saj, u shit te socialistët duke votuar gabim.


Ky është nënteksti i “skandalit” të parave të tërmetit që ka zbuluar opozita. Sipas opozitës, PS-ja u dha 40 milionë euro pagesa qytetarëve të prekur nga tërmeti para zgjedhjeve dhe këta në shkëmbim të parave shitën votën.


Implikimi është se qytetarët u vetëshitën, sepse mund të merrnin paratë dhe të mos votonin PS-së, pasi pushteti nuk kish si t’i monitoronte pasi u dha paratë. Ata treguan mungesën e tyre të dinjitetit duke u blerë nga pushteti pa asnjë lloj presioni.

Por akuza ndaj popullit nuk është gjithmonë indirekte. Shumë eksponentë të opozitës qahen publikisht se populli ynë është shumë i varfër, injorant dhe pa dinjitet, ndaj shitet lehtë, nuk kupton programet dhe epërsitë e opozitës dhe voton për socialistët e korruptuar.

Ndaj shumë nga këta intelektualë opozitarë propagandojnë “orientimin”, “edukimin” dhe “ngritjen morale” të popullit që ai të votojë në mënyrë korrekte. Kjo nuk është një tendencë thjesht e PDsë. Diçka e ngjashme ndodhi edhe me PS-në pas humbjes në zgjedhjet e 2009.

Për ta, humbja, përveç manipulimit të dokumentuar nga pushteti, ishte edhe pasojë e injorancës dhe e prapambetjes së popullit shqiptar që nuk kuptonte idetë moderne të Edi Ramës apo të G99. Është një ligjërim elitist që nga njëra anë e identifikon popullin me injorancën dhe prapambetjen dhe nga ana tjetër e sheh elitën si forcë ndriçuese.

Burimi i këtij ligjërimi fillon te rilindja kombëtare, që në thelb ishte përpjekja e një elite të edukuar të modernizonte dhe të krijonte ndërgjegje kombëtare te një populli me nivele shumë të ulëta edukimi. Më pas, ky ligjërim u forcua shumë gjatë komunizmit nëpërmjet konceptit të partisë avantgarde, zhvilluar nga Lenini.

Ky është një konceptim tërësisht elitist, ku një grup i vogël që njeh ligjet e historisë të zbuluara nga Marksi, udhëheq dhe edukon masat që në shumicën e tyre janë injorante ose të mashtruara dhe të kapura nga regjimi kapitalist. Kjo ishte logjika bazë e Partisë së Punës te ne.

Me rënien e komunizmit, ligjërimi elitist riprodhohet, por këtë herë elitat nuk do krijojnë as shqiptarin (si rilindësit), as njeriun e ri (si komunistët), por qytetarin europian.

Kështu që nga politikanët deri tek analistët dhe intelektualët, elitat marrin përsipër europianizimin e një populli “oriental” që, siç e ka analizuar me themel Enis Sulstarova, është injorant dhe me deficenca të thella morale.

Në rastin konkret, akuza elitiste që PD po ndërton kundër popullit shqiptar bazohet në dy premisa të gabuara. Së pari, akuza supozon se elita opozitare ka dinjitetin dhe legjitimitetin moral për t’i dhënë leksione në këtë fushë popullit shqiptar.

Së dyti, sipas kësaj logjike votuesit e PD-së janë superiorë si në dinjitet, nivele zhvillimi dhe në moral krahasuar me votuesit e PS-së. Supozimi i parë është krejtësisht i gabuar, pasi edhe nëse pranojmë për një moment që qytetarët e varfër shqiptarë e shitën votën në masë në shkëmbim të parave, përse ky akt është më i pamoralshëm se vjedhja publike e Metës apo mbrojtja që Berisha i bëri kësaj vjedhje jo vetëm duke kërcënuar gjyqësorin, por edhe duke vrarë protestuesit, apo se aleanca e Bashës me Kryemadhin dhe Dukën, që dje ishte i krimit?

Ndaj është e vështirë të argumentosh se elita opozitare ka legjitimitetin moral apo dinjitetin politik që t’i japë leksione morali popullit shqiptar. Është hipokrizi e madhe t’i thuash qytetarit të thjeshtë mos e shit votën se humbet dinjitetin dhe dëmton demokracinë, kur ti apo familja jote je pasuruar me pushtetin dhe ke bërë aleanca me ata që i ke quajtur hajdutë për ta mbajtur atë.

Së fundmi, supozimi që ata që votojnë për PS-në janë më të shitur se ata që votojnë për PD-në nuk ka asnjë bazë empirike. PS-ja fitoret më të thella i ka në qendrat më të zhvilluara urbane, si Tirana. Ndërkohë, PD-ja fitore më të thella ka në zona urbane më të varfra si Shkodra apo Lezha.

Kjo nuk do të thotë se votuesit e Shkodrës apo të Lezhës kanë më pak dinjitet apo shiten më lehtë se ata të Tiranës apo Durrësit. Ama, as e kundërta nuk mund të jetë e vërtetë. Të argumentosh se populli duhet edukuar dhe ngritur moralisht pikërisht në qendrat më të zhvilluara urbane nuk ka sens. Sidomos kur edukimin moral ofron si shembull Berishën, Metën apo Mediun.

Panorama

25 Comments

  1. Shumë e drejtë, Opozita nuk mund të japi asnjë lloj leksioni moral pa goditur kalbësirat elitiste nëpër media dhe opinion publik dhe sidomos ato të promovuara nga fondacionet e ndryshme dhe grupet e interesit, e që tashmë po e përhapin infeksionin edhe në shtete të tjera.

    Ky artikull është tejet avantgarde për shoqërinë tonë ende të pahapur, ku fatkeqësisht këtu të prapambeturit sulmojnë dhe dënojnë ato që prostituojnë votën, kur këtë vlerësim për moralin duhet ta bëjnë vetëm persona të kualifikuar dhe pranuar nga OJQ.
    Ndërkohë që të mund të hyjmë te shoqeritë moderne e të lira duhet të legalizojne dhe ta bëjmë sa më inkluzive këtë kulturë të shëndetshme.

    ps: Shitja e Votës jo gjithmonë ndodh në mënyrë vullnetare dhe me dëshirë. Mos ndoshta ka raste ku nuk ke zgjidhje tjetër për të marrë legalizimin, dëmshpërblimin e Tërmetit, një shërbim, për të ruajtur vendin e punës ose mundësine për të refuzuar paratë kur ti ofron një bandit me pistoletën në brez dhe me heshtjen e Policisë dhe Prokurorisë?
    Apo mos këto ndodhin vetëm nëpër filmat Narcos të Netflix si ajo shprehja e Escobarit “Plata o Plomo”.

  2. Pyetja eshte a ka kush legjitimitet qe t’i mbaje leksione morale popullit? Akuzat ndaj popullit sot nuk eshte fare fenomen shqiptar dhe opozita per te qene te sinqerte po e ben pak aspak. Urrejtja e elitave ndaj popullit votues u derdh si asnjehere psh pas “Brexit’ ndaj atyre qe i quajne hapur gammons’ (mish derri) apo ndaj “redneck-sat” ne SHBA qe votuan Trump. Shikojeni talljen barbare qe i ben Don Lemon dhe Rick Willson votuesve te Trump. Opozita shqiptare as mund te imagjinoje te shkoje ne nivele te tilla barbarie jo me ta beje, por ne cdo nivel direkt a indirekt jam dakort qe eshte e papranueshme.
    Edhe pse jam komplet kunder kesaj idese qe te akuzohet populli ka nje diference morale mes votuesve te PD-se dhe PS-se, sepse morali (perdor cdo teori te duash) kerkon qe te ndeshkosh te keqen imediate dhe jo ate te mundshme dhe te supozuar dhe shumica e atyre qe e votuan te lire e pranojne qe Rama eshte e keqje. Ka dhe shume arsye tjera por nuk ka ndonje vlere te ndalesh sepse nuk ka ndonje pasoje te madhe si gjykim.
    Por nga ana tjeter ka nje diference te jashtezakonshme morale dhe ligjore mes ketyre te dy votuesve dhe atyre qe ju ble vota. Vota e tyre eshte e paligjshme, e pavlefshme. Edhe ata vete duan qe vota e tyre te konsiderohet e pavlefshme. Une jam me idene qe nuk ka vote perfekte, por ka nje ndryshim te madh mes votes jo-perfekte dhe votes perverse, dhe perversiteti nuk eshte me popullin por me ato qe e vendosin ne tundime qe as nuk ka per detyre t’i rezistoje , sepse atehere do shkonim ne mbi-kerkese morale dhe vota nuk do ishte e barabarte. Drejtesia kerkon qe zjarri te shkoje tek ato qe e blene voten per te cilet jemi shume te qarte kush jane dhe pse e bene. Te tjereve nuk kemi as te drejte e as mundesi t’ja bejme gjyqin.

  3. Artikulli me teper duket si nje loje fjalesh. Nisur nga premisa qe vota u shit dhe kete nuk ka njeri qe nuk e di ne Shqiperi, akuza nuk po behet ndaj shitesit, pra popullit, por ndaj bleresit. Bazuar ne fjalet e Kajsiut qe me sa duket inatin e ka me opoziten, edhe ambasadoret qe bene nje spot para zgjedhjeve ne te cilin kerkonin qe te mos shitej vota, paskan akuzuar keqas popullin shqiptar. Problemi eshte shume me i thelle se sa e parashtron Kajsiu. Ka me teper se nje dekade qe ne Shqiperi nuk ka ndonje investim serioz. Pasiguria juridike, ndryshimi i shpeshte i legjislacionit fiskal dhe faktore te tjere te keqqeverisjes kane bere qe investimet e rendesishme te behen ne shtetet fqinje dhe asnje biznesmen serioz te mos mendoje qe te vije ne Shqiperi. Natyrisht kjo ka ndikuar ne gjendjen ekonomike te njerezve. Aktualisht i punedhenesi kryesor eshte shteti. Rritja ekonomike vjen vetem nga parate e pista ose nga tenderat shteterore me cmim super te kripur. Kam pershtypjen se cdo qeveri, te pakten keto tre mandatet e fundit, ka bere te pamunduren per t’i lene shqiptaret sa me te varfer. Per kete jane perdorur dy menyra, keqmenaxhimi i parave buxhetore dhe mospranimi ose me mire mosthithja e investimeve te huaja. Per pasoje, njerez qe e shtyjne muajin me 80 usd asistence, e kane te pamundur per t’i thene jo 50 usd qe i jepen per voten. Nga ana tjeter, ne jemi nje popull qe ka shume pak pervoje me demokracine dhe si te pamesuar me te, nuk e dime vleren e votes e ne kete menyre, blerja e votes behet nje operacion shume i thjeshte. Opozita duhet kritikuar per gjera te tjera. Basha u paraqit ne nje fare menyre si kryezdromsi i Tiranes. Premtoi shume dhe nuk tregoi se me ke do i bente realitet ato premtime. Nuk ndau pergjegjesine me nje grup sipas tij, qe do qeveriste, pra do vinte ne jete premtimet e tij, por i mori te gjitha vete persiper. Kjo beri qe opozita te mos merrte vota tek elektorati i quajtur “gri”, i cili nuk e besoi dhe e shiti voten. Ketu konsiston faji kryesor i Bashes dhe i atyre qe e keshilluan. Te flasesh nga jashte vendit, eshte kollaj. Por ata qe e shohin situaten cdo dite e kuptojne se ajo qe ka ndodhur eshte masaker elektorale. Per kete masaker elektorale eshte perdorur edhe shkopi edhe karota. E ketu nuk eshte as faji i opozites dhe as faji i shqiptareve.

  4. Sigurisht nuk eshte pune injorance e popullit. Si argument se nuk eshte injoranca sherben vete artikull

    shkruesi, vete Kajsiu. Kurrsesi ky nuk munder te merret si injorant Atehere si ka mundesi qe ky perkrah

    Ramen dhe rilindjen kur keta sheshit po i bejne gjemen Shqiperise. Valle nuk e kupton kaqe gje Kajsiu.

    Sigurisht qe kupton, sepse huk duhen shume mend per ta kuptua r se ne rast se fut ne burg nje

    qytetar per 27 euro te nje fature te papaguar dhe nga ku del i vdekur dhe nga ana tjeter kullufit

    biftekun 1000 euro tek Nusreti me taksat e populli e kupton se per vleren e nje bifteku qe Maznuku

    e kullufit me njer kafshate ne barkun e tij te madh, jane furur ne burg 37 qytetare. Sigurisht qe

    kajsiu e kupton se eshte sikur ti kishte kullufitur 37 qytetare. Po pse keta nuk i kap ligji dhe qytetarin

    per 27 euro e pret burgu dhe varri. Pergjigja eshte vetem nje : keta e marrin forcen ng.a njerez si

    Kasjsiu. Keta lloj njerezish qe per fatin tone te keq jane shume as qe e vrasin mendjen per greminen

    ku po e rrokullisin Shqiperine, mjafton te kene pagesen e radhes per shkrimin e radhes.

    1. E sakte! Pastaj “cuditen” keta pse ne burgje fiton PD-ja. Po normal qe do fitoje se ne burg perdite shkojne fakiret, ndersa boset jane jashte duke blere vota e kercenuar njerez per PS-ne. Ai fakiri qe pranoi se shiti voten shkoi ne burg, po ai qe ja bleu ku eshte? Me siguri po ben analizen pas-zgjedhore ne shtabet e PS.

  5. Shkrum i goditir, BRAVO.! E keqja e humbjes eshte tek mefshtesia dhe mungesa e frymes tek opozita. Pastaj flasim per ndikim te votes.
    Por PD sot ka nje lidership te lodhur pa asnje alternative apo vizion. Ky eshte fakt. Nese nuk pranohet ky FAKT, atehere njerezit vetem do zhgenjehen. Eshte si ajo thenia
    “o Balo te hengert tenja-
    e ke te keqen brenda.

  6. Po sa te ket lepirsa bythesh qe kapen nga firmat qe hedhi kur jane ministra si terr koka si nasip naco si valterat si musat si rudinat si murrizat si zhozet si marrat e shume te tjere qe benin si pallat ne parlamemt normal qe opozita eshte e humbur se keta lloj spiunesh kane qene jane e do te jene po populli cfaj ka kur keta i blejne edhe komisioneret me leket e vjedhura qe marrin kur jane ne pushtet

  7. Ju shtua medias reaksionare (Media qe sheh interesin e vendit nuk ka, sipas meje dhe uroj qe te mos kete), edhe nje pjeshke, e psshurres! Ky Pjeshke “serioze me poze” do thoshte FanNoli…..Na doli dhe nje PRETSTANOME , i vathes se qeneve hajdutee e tradhetare, Ja pregatitt shkrimet komiteteti agjit propit i i pllatit hajnise, ky prestanome me fytyre down, ne hiqet si analist kanalist! Turp! Te gjtithe grupbashkuar kunder Shqiperise e shqipetareve! E çuditeshme si na mbledh e keqja ne? eeeh!?

  8. Nuk e shplegoj dot si gjen kaq hapesire publicitare autori i ketij artikulli qe gjithmone mundohet tia peshtjelloje gjykimin njerezvet per gjene me te thjeshte. Disa vite te shkuara kur Ilir Meta po ndahej nga Fatos Nano ne nje miting te mbajtur ne Berat nje grua u ngrit dhe tha keto fjale “ Ne si popull Nuk dual buke Nuk dual uje a drifts vetem ju udheheqsit te shkoni mire mos grindeni mes veti E zonja ( po e shkruaj me te vogel Me mire te kisha shkruar shoqja se as me te vogel nuk e meriton dukej e gojes ndoshta ndonje “intelectuale si Kajsi mendja qe na qenka lenduar

  9. Mos u rropat kot o Kajsi te justifikosh te pajustifikueshmen. Ok, jam dakort, se opozita nuk ka moral te akuzoje popullin, pasi ajo operon me popullin qe ka, e nuk e zgjedh dot. Por ne te tjeret kemi te drejte te gjykojme, madje kemi detyre te gjykojme. Perfshire edhe ty.
    Ti mendon se te shperndash parate e termetit nje jave para zgjedhjeve nuk ka ndikuar? Une them se po. Por a ka faj populli qe perkrahu sektin okult te rilindjes per keto para? Une them perseri se po. Nuk flas per militantet. Apo ti Kajsi i quan te gjithe votues te rregullt te rilindjes ata qe votuan me 25 prill per rilindjen? Se pastaj, statistikisht, po thua dicka te rende per popullin e djathte. Ti po thua se ne keto vite populli i djathte eshte zvogeluar ndersa populli i majte, jo?! Por me kete keqqeverisje i bie qe paskan ikur nga Shqiperia vetem te djathtet, ndersa re majtet, te kenaqur me petullat e rilindjes, po shijojne parajsen urbane. Sipas kesaj logjike, i bie te jete aktuale ajo historia me anetarin e byrose politike ne viziten ne Vlore. Kur i foli nje shokut te tij, ai iu pergjigj: Epo kjo pune keshtu eshte. Trimat i mori lufta, te mencurit vane ne Tirane, ndersa ketu ne kemi ngelur. Kjo dmth se ketu ky popull ka mbetur. Ka mbetur populli pa perkatesi, qe shitet tek ofruesi me i mire per nga sasia monetare dhe jo ideore. Kete e ka kuptuar me se miri rilindja, sepse u be fushata e dyte qe fiton pa program. Apo e ke pare ti Kajsi e une ia fus kot. Nqs dikush e mendon si une nuk ka pse te mos e thote. Ndufta opozita jo. Por ti po. Pasi u more me opoziten qe eshte pa moral, pres te te lexoj ne ndonje artikull per moralin e atyre qytetareve qe edhe mund te kene shitur voten. Po nuk e besove, te pakten supozoje si te vertete. Apo nuk je ne gjendje te supozosh?!

  10. O Bledo Zerdelia!!!!Po kush je ti mor djalosh të deklarosh një të tillë!!!Spaska opozita të drejtë të thotë atë realisht ka ndodh e ndodhi përsëri me vjedhjen e votës.Pra sipas teje ai që paguan dhe ai që mer para për vjedhje vote sduhen gjykuar!!!!Hajde analist hajde!!!Në vënd që të mereni me ata që e shkatërun dhe zbrazën vendin mereni me opozitën që sillen si europianë!!Nder më të madh që i bëni Ramës nuk ka.Por dëmin kryesor po ja bëni vëndit.

    1. Vota e lire eshte sex qe te kenaq vota e blere eshte sikur tutori grabit nje vajz dhe enxjer rrugeve te prostituoje per llogari te tutorit ne kte rast tutori eshte qeveria dhe servilet esaj media e blere analistet pro qeverise qe i bejne fllad. ndersa viktima eshte ai qe e Bleu voten me 50apo 100 euro dhe tani tutori pra qeveria me lali zdromsin pa kaluar 1 muaj po zhvatin popullin me gjene me elementary me abonet tani qytetaret nuk duhet te kene 1 abone 12 mij lek per te vajtur ne pune por 3 apo 4 above qe I kalojne 50 mij leket

  11. Po nga i ka marë këto “informacione” për manipulimin e zgjedhjeve mga Rama e për opozitën kjo kajsia e papjekur ?
    Nga klubi i Rakipit apo nga shteti “demokratik” i Kolumbisë ?

  12. Berisha ka 2 testamente për trashëgimin e PD pas vdekjes:

    1- (Plani A ) Lulzim Basha kryetar i përjetshëm

    2- (Plani B ) Një nga fëmijët e Berishës nëse Basha dështon disa zgjedhje

    Planin B ja dogji SHBA se i shpallën familjen Non Grata duke ja djegur karrierën fëmijeve.

    Në këto kushte Berisha ka mbet vetëm me PLANIN A.O Gimi tahoqen Prasin e tritani nga bytha,apo ti do e mbash deri ne revolucionin demokratik te salihut

  13. Ti shkon nga fryn era o Kajsi.ne keto 8 vjet nuk tu ndie zeri as per droge as per perdorim gazi lotsjelles pa kritetr as per tendera korruptiv.Na del tani si kerpudha mbas shiut

  14. NA SHET KAJSIA, PRODHIM SOROS, KY QE ESHTE HARRUAR NE HAMBARIN E SEKTIT.KETA TIPA RRUFJANESH CORODISIN DEMOKRACINE ME LLUM MENDIME DIVERSIONI, TURP.

  15. Ka qenë shkurt i vitit 1991. PD e sapo krijuar kishte, jo forume normale, por një sajesë masovike që quhej ‘Komisioni Nismëtar’ dhe në krye kishte Azem Hajdarin. Kuptohej lehtë pse ishte sajuar kjo krijesë hermafroditë: Pritej se kush do të ishte më i forti që të pushtonte partinë.

    Kjo ishte ajo nata kur ndodhi votimi për herë të parë. Azemi u spostua, sepse ‘nuk kishte kulturë sa të merrej vesh me të huajt’. Anëtarët e Komisionit, afër mesnatës, erdhën në redaksinë e Rilindjes Demokratike, ishin 13. Tre prej tyre kandiduan si kryetarë: Meksi, Pashko dhe Berisha. E vetmja herë me votim të fshehtë. Kur u numëruan votat, aty plasi lufta. Meksi kishte fituar 9 vota, Berisha 2 dhe Pashko 2 vota. Dhoma e mobiluar me dy tre stola lulishteje, ishte e shtruar me dërrasa; ç’kanë hequr ato dërrasa nga shkelmat e Berishës,doli xixa byrektori me i vjeter i pd se shpellkareve të Mziut

  16. Unë betohem përpara kishës së Laçit, unë betohem për kishën e Laçit,” (dhe kjo është e vërtetë, nuk po bëj shaka) janë fjalët e Lulzim Bashës në maj të vitit 2019, “se Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe Belinda Ballukun do t’i rras në burg.” Dhe njerëzit pyesin se pse Lulzim Basha nuk fiton dot një palë zgjedhje!!! Nuk ka se si t’i fitojë. Nuk ka se si të ndodhë. Një njeri që këput broçkulla, dhe mufka, dhe gjepura të tilla kolosale nuk ka se si t’i fitojë zgjedhjet.

  17. LARO KUQALI, HAJDUT RRACE, SI MARIMANGE ERRESIRE ESHTE KODOSHI I PAEMER SI GJITHEMONE I DALE BOJE.JU QELBESIRA VETEM REVOLUCIONI DO JU ZHDUKE, KY DESIFEKTIM KA WFEKT MBI RRACEN TUAJ, NDRYSHE, PANDREQESIA TUAJ PREJ TRASHEGIMIT RRACOR KUQAL, NUK U ZHDUKET.JU PERFUNDIMISHT JENI TE PA NDRQWSHEM E MASHTRUES TE DEMOKRCISE, BANDITE, HAJDUTE, DROGMENE, POR KESHTU LINDET E KESHTU DO VDISNI, KRIMINELE.

  18. Ik hap krahun ti bësh nder demokracisë o idiot, se na more në qafë që mbështetëm një debil….Largohu një orë e më parë, o bastard. Mallkuar qoftë dita që votova dhe besova tek ty”.

    Këto janë vetëm disa nga komentet që demokratët kanë lëshuar ndaj Bashës në rrjetin e tij social, ndërsa ai shfaqet i lumtur, duke festuar.O Xixa nuk u ngope duke lepire thithur loqet e salihut lulit likes të shkoje jeta me Kar ne goje e Prasin ne bythe o shpellkare i byrektores se pd qe mendon akoma per revolucionin demokratik të salihut

    1. Ti i pa emer i ores 14 .49 duhet te jesh prodhim I mamit tend bashke me sekretart e byros se partise se punes duhet te ken qene shume ata prandaj kur te polli nuk e mbante mend nga cila lloje sperme ishe dhe ngele pa emer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu