• |
ide | kryesore

Denoncimi PD në SPAK: Rama e Tom Doshi blenë vota në Pukë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka vendosur të hapë letrat dhe të mos kurseje asnjë emër që është përfshire në shitblerjen e votave sipas saj. Selia blu bëri publike sot kallëzimin e depozituar në SPAK 10 ditë para zgjedhjeve për zonën e Pukës.

“Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i struktuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës”, tha Enkelejd Abileaj.

Enkelejd Alibeaj zbërtheu para mediave skemën sesi drejtori i KESH ne Shkodër, ish deputeti Mark Frroku dhe kreu i PSD-së Doshi operonin në terren.

“Ne kemi vënë në dijeni SPAK se në krye të skemës kriminale qendron Benet Beci, i cili ka angazhuar në zonën e Pukës Mark Frrokun dhe gjithë lidhjet e tij kriminale, të përdorura që nga zgjedhjet e vitit 2013. Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë. Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi”, tha Alibeaj.

Partia Demokratike ka depozituar në prokuorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK 180 kallzime para zgjedhjeve , të cilave pritet tu bashkëngjisë edhe një dosje të re te krimeve elektorale të ndodhura gjatë dhe pas zgjedhjeve te 25 Prillit.



8 Comments

  1. Degjoi ndonjeri ndonje fakt tek ky fjalim teatral ?
    Degjuam emra njerzish, Degjuam etiketime ( qe i kemi degjuar sot a 10 vite) per keta njerez . Degjuam se si ishte organizuar kjo ‘ banda e strukturuar kriminale’ …. por asnje fakt mbi asnjerin prej ketyre personave te permendur.
    E vetmi indicie ( qe duhet vertetuar qe te behet fakt) eshte se policia paska kapur nje furgon te PS qe shprendante para disa dite para zgjedhjeve.
    Nese dhe ne spak keni cuar ‘ perralla me ujk dhe dele ‘ te tilla sic na tregoi ky aktori sot , por pa fakte , atehere mos prisni qe SPAK te kishte reaguar.
    Dhe une mund te shkoj ne spak dhe te them se ‘ Alibeaj eshte pjestar i nje grupi kriminal dhe po shperndan droge tek lagja ime Ali Demi’ . A do ishte i gatshem Alibeaj te merrej nen hetim panvaresisht qe une nuk paraqita asnje prove per ate qe pretendoj ?

  2. Fjal fjal fjal…. Po prova prova prova.
    Kur do sillni? Boll me kete loj femijesh, se me keq po dilni. Riorganizoni partin fusni njerez te rinj, ndryshoni gjith kryesin. Behuni gati per zgjedhjet lokale, dhe zgjedhjet e 2025. Cdo gje tjeter eshte tymuese. Po me e keqia eshte se tymueset, nuk jan per kundershtaret. Po per te mashtruar njerzit tuaj.

  3. Ok. Edhe une jam mese i bindur qe jane blere votat me te gjitha menyrat , por ça do behet? Do hyni ne parlament ?

  4. E mori vesh njeri se çtha ky idiot?
    Ku ishin provat ?
    or hajvan ju blene para syve dhe nuk jeni ne gjendje ta argumentoni.
    Or kar me syze , ju shkerdhyen pa ju heq fare breket dhe ju heshtet .
    Ikni te gjith , hapni krahun o qorra .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *