• |
ide | kryesore

Djegin makinën në Durrës, policia kap autorët nëpërmjet kamerave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë tip “Ford’” është djegur mbrëmjen e kaluar në Durrës. Djegia ishte e qëllimshme.

Policia njofton se makina ka marrë flakë pjesërisht. Blutë e Durrësit njoftuan se jane kapur dy persona përgjegjës për zjarrvënien.

Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” – njoftoi mes të tjerash policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *