• |
ide | kryesore

“E mbani mend çfarë i ndodhi Barcelonës?”: Ka shënuar 6 gola, por Solskjaer ende i trembet Romës

-Instant, Sport



6-2 i ndeshjes së parë i jep Manchester United një farë besimi në pikëpamjen e ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Europa League kundër Romës. Problemet me tifozët në shtëpi nuk do t’i shpërqendrojnë Djajtë e Kuq në fushë edhe pse Solskjaer nuk e mohon se do të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen Old Trafford: “Do të bëjmë disa ndryshime, por nuk ndihemi që tani në finale – shpjegoi trajneri norvegjez në prag të ndeshjes në Olimpico -, Roma e ka bërë një përmbysje vite më parë kundër Barcelonës”.

Edhe United është i detyruar ti nënshtrohet një tur force për shkak të një kalendari të ngjeshur, pavarësisht se nuk e ka luajtur ndeshjen të dielën kundër Liverpool për shkak të protestave të tifozëve të tyre kundër pronësisë së Glazer: “Kemi një staf shumë të mirë, studiojmë ushqimin dhe zakonet e lojtarëve. Testojmë qëndrueshmërinë e lojtarëve sepse ata duhet të luajnë 50 ndeshje në sezon, por ne duhet të jemi fleksibël sepse në fillim të vitit nuk është se dihet ekzaktësisht kalendari i të gjithë angazhimeve sezonale”.

Sa i përket klimës së tensionuar mes tifozëve dhe pronarëve pas cështjes së Super League, norvegjezi ka saktësuar: “Unë fola me pronarët që kërkuan falje ndaj meje dhe tifozëve – përsëriti Solskjaer -. Unë duhet të përqendrohem tek ndeshjet, me pronarët gjithmonë kam pasur një raport shumë të mirë. Të gjithë mund të protestojnë, por nuk duhet kaluar kurrë kufiri”.

Në Old Trafford kundër Romës ishte ndeshja e Edinson Cavani, që në fakt shkon në skadencë kontrate: “Ne patëm biseda interesante, por vendimi i takon atij. Unë jam disi më optimist”, përfundoi Solskjaer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *