• |
ide | kryesore

Ekstradohet grabitësi famëkeq Markeljan Cungu në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia e Tiranës ka ekstraduar 24-vjeçarin Markeljan Cungu, autor i dyshuar i grabitjes me armë në Allias, ku mbetën të plagosur Petrit dhe Afërdita Laze (Burrë e grua). Cungu, i njohur edhe si tmerri i grabitjeve në Shqipëri, ishte arrestuar në Kosovë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”,” raporton policia.

Kujtojmë se më 19 janar të vitit 2020, Cungu, së bashku me Fatjon Mërtënikajn, hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazes, tek rruga “Njazi Meka”, por pasi u pikasën, plagosën pronarin e shtëpisë Petritin, bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.

Raportohet se ata me vete kanë pasur një automatik dhe një pistoletë, ku për shkak se janë ndjerë nga pronari i shtëpisë, mes dy grabitësve dhe Petrit Lazes ka filluar përleshja në korridorin e shtëpisë.

Si pasojë e kësaj situate, ka rezultuar e provuar se Markelian Cungu ka qëlluar me automatik në drejtim të Petrit Laze, duke e plagosur rëndë me një plumb në bark, ndërsa ka plagosur dhe bashkëshorten e tij, Afërdita Laze.

Më pas Mertënikaj dhe Cungu janë larguar me shpejtësi, duke hedhur armët disa metra larg banesës.



1 Comment

  1. Mos eshte gje Marsen-Lupeni ky, hajduti famekeq i qindra vjedhjeve??

    Kur i le te livadhisin te lire keta kriminele qe te vegjel, keto gjera e me keq priten. Riktheni denimin me vdekje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *