• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin e Kodit Penal ku duhet kërkuar leje te policia për të protestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të shfuqizojë nenin 262 të Kodit Penal që ndalon protestat të cilat nuk marrin më parë leje nga Policia e Shtetit.

Ky vendim ka ardhur pas një kërkese të dërguar nga Gjykata e Apelit Shkodër lidhur me këtë çështje.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 04.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Shkodër, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetues Vendosi:

1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal. 3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij. 4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.” – thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Edhe pse qytetarët kanë të drejtë me ligj që të tubohen duke paraqitur thjesht një njoftim tek Policia e Shtetit, një gjë e tillë ishte ndaluar me nenin 262 të Kodit Penal.

Ndërkohë, tashmë Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë këtë nen ju qytetarët duhet të marrin leje në organet kompetente ose përndryshe dënohen me gjobë deri në një vit burgim.

Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve e ka lënë në fuqi ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona, në ambiente të hapura apo të mbyllura, edhe pse një gjë e tillë nuk respektohet në asnjë rast, madje as nga partitë politike në fushatë.

Por “viktimë” e këtyre kufizimeve duket se kanë rënë vetëm qytetarët që duan të protestojnë, duke u përballur me policinë e shtetit, madje edhe me shoqërime në komisariate.



2 Comments

  1. Nese eshte vendimi i pare i Gjykates ky mund te themi qe e ka filluar me kemben e mbare. Shpresojme ta mbaje kete linje edhe me gjera me te rendesishme

  2. Se di kur e paskan ndryshuar Rilindsat se gjithmone ligji per protesten thoshte qe policia njoftohet paraprakisht per vendin ku do behet , intinerari etj por jo ti meret leje policise.

    Eshte si ti maresh leje Kim Jong-unt: a me jep leje te protestoj pak kundra teje te te shaj pak?:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *