• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin që nuk lejonte protestat pa marrë lejen e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pjesë të nenit që ndalonte organizimin e protestave pa marrë lejen e organeve përkatëse, si Policia e Shtetit apo dhe pushteti lokal.  Në një njoftim të sajin, Gjykata Kushtetuese bën të ditur se ka hequr pjesën e përcaktuar në nenin 262 të Kodit Penal ku përcaktohet se ndalohen ” grumbullimet pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta”.

Tani me këtë ndryshime mjafton që policia vetëm të vihet në dijeni se po zhvillohet një protestë apo tubim. Ky shfuqizim i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas ankesës së bërë nga ana e Gjykatës së Apelit në Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *