• |
ide | kryesore

Kalendari që vendos titullin: Teuta më e favorizuara, buzëqesh edhe Vllaznia

-Instant, Sport



Pesë javë deri në fund të kampionatit, pesë finale sic thuhet në këto raste, vetëm se me katër skuadra të ndara vetëm nga katër pikë ky term ka më tepër kuptim se kurrë. Partizani, Teuta, Vllaznia e Laci tani bëhen gati për një lojë nervash pa patur më strategji: fiton ai që nuk gabon, përplasjet direkte vendosin, por kujdes, nuk duhet toleruar asgjë me skuadrat e zonës së poshtme të renditjes. Është e natyrshme që në këtë pikë të gjithë të hedhin sytë nga kalendari: deri diku është i ekuilibruar, por fsheh gjithashtu detaje që mund të bëjnë diferencën.

Partizani e hap dhe e mbyll me skuadra që renditja i bën më të thjeshta, pavarësisht se edhe Skënderbeu po shkakton trazira në përpjekjen titanike për të shpëtuar. Nga 12 në 22 maj janë 10 ditët e ferrit për të kuqtë që kalojnë nga derbi tek përplasja me dy ndjekësit më të afërt, por ngushëllohen me faktin që luajnë që dy prej tyre i pret në shtëpi dhe në ndeshjen e fundit Bylis mund ta ketë mësuar fatin e tij.

KALENDARI I PARTIZANIT
08/05/ SKËNDERBEU
12/05/ Tirana
16/05/ TEUTA
22/05/ Vllaznia
26/05/ BYLIS

Studion ndërkohë ngjarjet Teuta, që e nis me dy skuadrat që luajnë për mbijetesë, përpara se të përplaset direkt me Partizanin dhe Lacin. Natyrisht durrsakët do të gjejnë përballë kundërshtarë të etur për pikë shpëtimi, por në anën tjetër janë të vetmit që luajnë tre herë në Niko Dovana, përfshirë sfidën me të kuqtë, e që luajnë tre ndeshje kundër skuadrave në vështirësi, ashtu si Vllaznia.

KALENDARI I TEUTËS
08/05/ Bylis
12/05/ KASTRIOTI
16/05/ Partizani
22/05/ LAÇI
26/05/ Apolonia

Kuqeblutë kanë një treshe të kalueshme skuadrash, mes tyre edhe Kukësin pa objektiv, përpara se të tentojnë të zgjidhin gjithcka me Partizanin e Lacin, me ndeshjen e fundit në shtëpi.

KALENDARI I VLLAZNISË
07/05/ KUKËSI
12/05/ BYLIS
16/05/ Kastrioti
22/05/ PARTIZANI
26/05/ Laçi

Laci I fundit në gridë dhe që nuk është se ka gjithcka në duart e tij e nis me dyshen e fundit të renditjes dhe 10 ditët e fundit të sezonit luan gjithcka për gjithcka me Tiranën e Vllazninë në transfertë e midis përplasja me Teutën në shtëpi, me shpresën se përpos fitoreve të bardhezinjve tre kryesusit do të bëjnë të paktën edhe një ndalesë tjetër….

KALENDARI I LAÇIT
08/05/ APOLONIA
12/05/ Skënderbeu
16/05/ TIRANA
22/05/ Teuta
26/05/ VLLAZNIA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *