Krahas vaksinave që erdhën mbrëmë dhe lajmit se BE mund të lehtësojë lëvizjen e shqiptarëve në territorin e saj, flitet se vizita në Tiranë e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi mund të ketë sjellë edhe një rezultat tjetër, i cili lidhet me një takim të mundshëm fizik mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Çfarë ndodhi?
Siç raportoi gazetarja e ABC, Esiona Konomi nga Rinasi, kreu i opozitës Lulzim Basha erdhi më herët se sa ishte planifikuar me eskortën e tij në zonën ku do të zhvillohej takimi i tij me Varhelyi-n.
Ndërkohë që Basha hyri, Rama dhe Varhelyi ndodheshin ende në takim duke bërë që kreu i opozitës të priste në brendësi të ambienteve VIP të aeroportit. Basha priti gjithashtu ndërkohë që Rama dhe Varhelyi mbaruan konferencën për shtyp. Fill pas saj, nisi takimi Basha-Varhelyi, por në vend që të largohej, ka qenë kryeministri Rama që ndejti brenda ambienteve VIP të aeroportit.
Më pas, gazetarët panë që eskorta e Ramës dhe e Bashës të largoheshin njëkohësisht nga Rinasi, gjë që tregon se kryeministri ka pritur që të mbaronte edhe takimi i kryeopozitarit me Varhelyi-n.
Gjatë gjithë këtyre momenteve, nuk përjashtohet mundësia që mes dy liderëve të ketë patur një takim kokë më kokë apo edhe në prani të Varhelyi-t pasi ambientet ku kanë pritur ata janë tepër të vogla, ç’ka e bën të pamundur mos pasjen e një kontakti.
Ky Basha do tua fuse gjithe demokrateve. Po vjen 17 maji! Zot na ruaj nga komunizma e re gjithperfshirese!
Gojoria e rradhes e bashes. Te banjot e rinasit. Tamam bythqir banjosh.
Cdo gje ne driten e diellit.Spiune ak me shumice ne Rinas.Jane mavi.Do perhapnin lajmin dhe daetaje skonde.Por jane gazetare bythelpires qe i fryjne keto tollumbac.Pergigja e PD eshte zyrtare.HORRAT MAVI jane te paftyre si palloshi i gjate
Veglat e Sorosit